Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit edhe tre persona të tjerë. Kështu, në total numri i viktimave shkon në 107.
Betejën me Covdi-19 e ka humbur një 52-vjeçar nga Tirana, një 57-vjeçar nga Kukësi dhe një 59-vjeçar nga Korça. Të tre këta pacientë njoftohet se kanë qenë deri më tani në terapi intensive, të intubuar.
MSH vijon të njoftojë se situata paraqitet serioze në spitalin Infektiv ndërsa numri i të shtruarve në të dy spitalet-Covid është 106. Nga këta, 9 pacientë janë në terapi intensive dhe 1 prej tyre është i intubuar.
Po ashtu, në 24 orët e fundit, nga 431 testime të kryera, janë konfirmuar pozitive për Covid-19, 55 raste.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 39 raste në Tiranë, 4 në Vlorë, 3 në Kukës, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Kavajë, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Kamëz.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 737
Durrës 206
Shkodër 187
Vlorë 105
Lezhë 84
Kukës 54
Korçë 49
Elbasan 42
Fier 39
Berat 37
Dibër 24
Gjirokastër 21