Parlamenti Evropian publikon sërish apelin e 3 eurodeputetëve kryesorë nga e majta dhe e djathta për qeverinë shqiptare, i cili u fshi një ditë më parë. Deklarata e ndryshuar vetëm në një paragraf rrit rëndësinë e gjetjes së konsensusit mes palëve dhe kushtëzon negociatat me ndryshime që vijnë vetëm përmes konsensusit. Dje thoshte ”rrezikon që të ndodhë”, pra, ka një mundësi që edhe mund të ndodhë dhe të hapen. Sot thotë “duhet konsensus në mënyrë që të nisin negociatat”.
DJE
Çdo modifikim i marrëveshjes pa arritur një konsensus me të gjitha partitë politike, mund të rrezikojë realizimin e Konferencës së Parë për negociatat e anëtarësimit, dhe për rrjedhojë të ngadalësojë procesin e integrimit europian.
SOT
Është e rëndësishme të arrihet një marrëveshje, duke ruajtur dialogun dhe konsensusin mes të gjitha palëve politike, në mënyrë që konferenca e parë për negociatat e anëtarësimit të mund të mbahet dhe kështu të vazhdojë procesi i integrimit europian.