Rrezikonte mandatin, Saimir Tahiri rikthehet në Kuvend, pritet fjalimi i tij

E Enjte, 19 Prill 2018 10:31

Ish-ministri Saimir Tahiri, i akuzuar për përfshirje në trafikun e drogës dhe lidhje me grupin Habilaj është rikthyer sërish në Kuvend.

Tahiri po kërkon të shpëtojë mandatin e tij të deputetit, pasi ka 6 muaj që nuk flet në seancat parlamentare. Për këtë arsye ka regjistruar emrin e tij për të të folur në Kuvend.

Në momentin kur Tahiri sot po futej në Kuvend, gazetarët e kanë pyetur atë nëse ‘i trembej arrestimit’, por ish-ministri ka heshtur duke mos thënë asnjë fjalë.

Modifikuar më E Enjte, 19 Prill 2018 12:17
Login to post comments