Në seancën plenare e cila ka pak minuta që ka filluar, e ka marrë fjalën edhe Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
Z. Mediu ka ka vlerësuar si një lajm shumë të mirë marrjen e rekomandimit pozitiv nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Megjithatë sipas tij vendi ndërtimi i Shqipërisë evropiane duhet bërë vetëm sipas shtetit së drejtës: "Ne kemi nevojë të ndërtojmë shtetin së drejtës, jo të Edi Ramës", vërejti ai
“Si duhet të na bashkojë Shqipëria evropiane?! Të na bashkojë rreth një shteti të përgjegjshëm që nuk bën aleancë me krimin. Ne kemi nevojë të ndërtojmë shtetin së drejtës, jo të Edi Ramës; shtetin e qytetarëve; kemi nevojë për një Kushtetutë që zbatohet; qytetarët kanë nevojë për zgjedhje të lira; një qeveri që punon për interesat e tyre, një qeveri që lufton krimin e organizuar dhe drogën dhe nuk e mbush vendim me kanabis. Krimi i organizuar shqiptar ka pushtuar sot Evropën, në Belgjikë, Holandë. Kërkojmë qeverinë që me politikat e saj ekonomike të mbledhë aq taksa sa i duhen jo të fusë dorën në xhepin e qytetarëve; një qeveri që nuk burgos ata që protestojë e mbron banditë e kriminelë; kemi nevojë për një republikë ky kryeministri nuk mund të jetë kryeprokuror e kryegjyqtar; kemi nevojë për një parlament që të jetë pushteti i qytetarëve dhe jo një foltore ky fyhen qytetarët. Kemi nevojë për një gjykatë kushtetuese. Rama tha se i shtrijmë dorën opozitën, por nga ana tjetër i drejtoi gishtin. Mirë do të ishte që gishtin t’ia drejtojë vetes së vet”, tha ndër të tjera në fjalën e tij kryetari i Partisë Republikane, deputeti Fatmir Mediu.