Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka publikuar vendimin e Komisionit të Ligjeve ku flitet për ndalimin e koalicioneve.
Bardhi deklaron se Edi Rama sa herë që hap gojën gënjen. Sipas tij, Rama është i tmerruar nga zgjedhjet dhe humbja e pushtetit.
Reagimi i Gazmend Bardhit:
Sa herë hap gojën, Edi Rama gënjen për qëllimin e vërtetë të ndryshimit me urgjencë dhe në mënyrë të njëanshme të Kushtetutës.
Kjo lojë e pistë po i nxjerr në pah tmerrin që ka nga zgjedhjet dhe humbja e pushtetit.
Shikojeni vetë me zë dhe me figurë! Shikoni dhe dokumentat zyrtare të Komisionit të Ligjeve, që e faktojnë një kryeministër, i cili gënjen pa u skuqur. Me firmën e Gramoz Ruçit, shkruhet e zeza mbi të bardhë se qëllimi i ndryshimit të njëanshëm të kushtetues është heqja e koalicioneve parazgjedhore.
Asnjë gënjeshtër e Edi Ramës nuk e mbulon dot këtë të vërtetë!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10223243179937499&id=1524054689