Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me deklaratat e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bërë sot në Kuvend.
Dasho shkruan se hapja e spitaleve COVID nuk është zgjidhje, ndërsa thekson se rritja e numrit të pacientëve me COVID duhet adresuar nëpërmjet një përafrimi strategjik që kalon nëpër këto faza prioritare.
Postimi i plotë:
Hapja e spitaleve COVID nuk është zgjidhje! Rritja e numrit të pacientëve me COVID duhet adresuar nëpërmjet një përafrimi strategjik që kalon nëpër këto faza prioritare:
1. Parandalimi, ku luan rol parandalimi parësor (bazuar në parimet e Kartës së Otavës) dhe ai dytësor (testim, gjurmim dhe trajtim i hershëm).
2. Forcim të rolit të mjekut të familjes për të mundësuar trajtimin dhe ndjekjen e rasteve në kushtet e shtëpisë.
3. Forcmit të kapaciteteve të spitaleve rajonale për të pritur rastet e komplikuara në nivel rajonal.
Në se ndiqen këto tre hapa që janë baza e çdo strategjie në sistemin shëndetësor, do të ulet presioni edhe mbi “spitalet COVID” duke reduktuar nevojën për shtretër në nivelin terciar.
E kundërta nuk ka vlerë! Në se nuk adresohet parandalimi, spitalet COVID do të vazhdojnë të mbushen siç ka treguar shembulli i Wuhan, Lombardisë dhe Neë York-ut.
Le të mësojmë nga bota për të hartuar një përgjigje të bazuar mbi evidenca dhe të drejtuar nga mendimi shkencor dhe përvoja mjeksore!