‘Mister Fake’/Erion Veliaj kampioni i ndjekësve të rremë në Twitter

E Enjte, 23 July 2020 15:53

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është kampioni i llogarive të rreme (fake) në ‘Twitter’. Sipas aplikacionit ‘Twitteraudit.com’, Veliaj ka ‘fake’ pjesën dërrmuese të ndjekësve të tij.

Nga 161.960 ndjekës në ‘Twitter’, 103.492 ndjekës janë të rremë ndërsa 58.468 ndjekës janë të vërtetë, me më shumë se 70% të ndjekësve të rremë.

Pas një kërkimi të thjeshtë në këtë aplikacion lidhur me politikanët e tjerë të rëndësishëm në vend, rezulton se edhe kryeministri Rama, ka një numër të madh ndjekësish të rremë në llogarinë e tij në ‘Twitter’, kurse presidenti Meta, ish-kryeministri Berisha dhe kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, i kanë ndjekësit në pjesën dërrmuese të vërtetë.

Kryeministri Rama ka gjithsej 119.232 ndjekës, prej të cilëve 38.564 janë të vërtetë, kurse 80.829 ndjekës janë të rremë.
Po kështu edhe kryeministri Rama ka rreth 70% të ndjekësve të rremë, bazuar në shifrat e lartpërmendura.

Login to post comments