Yuri Kim:Marrëveshja e 5 qershorit tani është ligj, partitë të vazhdojnë përfshirjen dhe transparencën

E Enjte, 23 July 2020 16:39

 

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka përshëndetur dekretimin në Kuvend ditën e sotme të marrëveshjes së 5 qershorit.

Në një postim në twitter, ambasadorja amerikane shkruan:

‘Marrëveshja e qershorit tani është ligj. Përfshirja dhe transparenca duhet të jenë norma për veprim domethënës kombëtar. Gjë e mirë që Këshilli Politik u rimblodh për të marrë në konsideratë masa shtesë përtej 5 qershorit. Të gjitha partitë duhet të marrin pjesë në mirëbesim, të vazhdojnë përfshirjen dhe transparencën.’

Login to post comments