Ish-deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik tha se çdo veprim i njëanshëm minon dhe nxjerr nga shinat marrëveshjen e 5 qershorit dhe produktin e saj.
“Opozita miratoi sot pjesën tjetër të marrëveshjes së 5 qershorit: Çështjet për shitblerjen e votës dhe çdo vepër tjetër penale që dëmton zgjedhjet.
Një paketë që sot u dakordësua. Ajo që është miratuar këtu, duhet miratuar pa ndryshime. Sigurisht kjo nuk e përmbyll marrëveshjen e 5 qershorit, pasi kemi edhe administratën zgjedhore.
E bëmë të qartë se çdo veprim i njëanshëm minon dhe nxjerr nga shinat marrëveshjen e 5 qershorit dhe produktin e saj”, tha Bylykbashi.
"Ata kërkojnë që t’i heqin mundësinë shqiptarëve që të votojnë një ofertë publike të partive politike, pasi duan që të shkojnë tek pazaret me dyer të mbyllura”, deklaroi Bylykbashi.