Është publikuar audio nga debatet e zhvilluara një ditë më parë në Këshillin Politik. Sipas audios së publikuar nga dosja.al , dëgjohet Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, kanë debatuar për listat e hapura.
Rama ka thënë se marrëveshja duhet të miratohet në Kuvend dhe opozita duhet ta lërë në mirëbesim të tij, por kjo dhe mund të dështojë pasi nuk mund të sigurohen 84 vota. Nga ana tjetër Bardhi shprehet se opozita jashtëparlamentare i ka mbyllur të gjitha çështjet, por janë të hapur të vijojnë të diskutojnë për listat e hapura nëse duhet.
Ndërkohë gjatë debatit të fortë mes Ramës dhe Bardhi, ndërhynë dhe Murrizi i cili thotë se kryeministri nuk ka më para të blejë deputet ndaj po ulet për të bërë marrëveshje.
DEBATI I PLOTË
Rama: Që ta dini, se mos thoni se kaloi. Mos dëgjoni një zë aty dhe thoni, ose të paktën të vendosim të paktën disa piketa dhe të themi që implikimi i kësaj është ky, ky, ky. Dhe do vini me teorinë e ka… (Nuk kuptohet qartë). E para, dhe jo apo do e lini në mirëbesim tek unë dhe ta ruajmë koalicionin, pasi mund edhe të mos funksionojë, por ju nuk keni interes që të ndodhë kjo.
Bardhi: Ne kemi interes zoti Rama.
Rama: Këtë më thuaj.
Bardhi: Në kemi interesa që të çojmë përpara ato çështje që kemi dakordësuar bashkë, ke çështje të tjera? Ne nuk kemi çështje të tjera, ti pas 14 korrikut ke zbuluar një dashuri të re që janë listat e hapura, hajde dhe të diskutojmë.
Rama: Dashuria…
Bardhi:Po pra po…
Rama:Dashuria prandaj është e tillë se është e paparashikueshme.
Bardhi:Po dakord. (Vijon debati, por nuk kuptohet qartë)
Ndërhynë Murrizi: I kanë mbaruar lekët dhe nuk ka lekë të blejë mandate më.