Bylykbashi:Rama tenton të shkatërrojë procesin

Premte, 24 July 2020 14:29

 

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, foli në rubrikën “Opinion”, në News24, për zhvillimet e fundit politike dhe ndryshimet kushtetuese.

Bylykbashi tha se PD ka thënë gjithmonë se pranon çdo lloj sistemi, mjafton që të jetë i përshtatshëm për qytetarët dhe të sigurojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Sa i takon propozimit të opozitës parlamentare për lista të hapura, Bylykbashi deklaroi se në mbledhjet e Këshillit Politik përfaqësuesi i mazhoranës, Damian Gjiknuri, pati thënë se do të diskutohet në një moment të dytë. Sipas Bylykbashit, palët ranë dakord, që listat e hapura të mos diskutoheshin, dhe u firmos me consensus marrëveshja e 5 qershorit.

“Ne kemi thënë që jemi të hapur të diskutojmë cdo lloj sistemi. Keni dëgjuar PS të thotë që është kundër listave të hapura. Ne do të flasim të fundit në Këshillin Politik. Gjiknuri ka thënë se cështja e sistemit do të diskutohet në një fazë tjetër dhe kjo ishte dakordësia. Pasi u mblodh e gjitha, u nxor sërish cështja e sistemit”, tha Bylykbashi.

Më tej, ai u ndal te mbledhja e djeshme e Këshillit Politik, ku tha se “Dje miratuam 7 ligje të tjera për të vendosur barriera dhe rregulla të reja, që forcojnë goditjen e krimit. Duhet të ketë një llogaridhënie të rregullt, për rastet si: Shit-blerja e votës, presioni mbi zgjedhësit, abuzimi i administratës, roli i Policisë së Shtetit, pra të gjitha rregullat e reja shtërëngojnë mundësinë që qeveria të abuzojë në procesin zgjedhor. Opozita e bëri të qartë, refuzojmë cdo ndryshim të njëanshëm, pra ndryshimin e sistemit zgjedhor. Janë ndryshime që deformojnë procesin zgjedhor. Hapja e listave mund të jenë problematike në një kontekst”.

 

Cfarë do të diskutohet në mbledhjen e sotme?
Ne nuk donim të diskutonim mbi ndryshimet dhe në vazhdim të asaj që kërkuam ne, çështja duhet të vijë në Këshill, të ikë nga Parlamenti. Cdo diskutim duhet të jetë konsensual, transparent, gjithëpërfshirës. Ne jemi të gatshëm të zgjedhim sistemin, që i përshtatet më mirë qytetarëve.

Cili është më i përshtatshmi për ju dhe OSBE/ODIHR?
OSBE nuk jep një shembull, por thotë që sistemi duhet të jetë i thjeshtë dhe ky që kemi është i tillë. Nëse listat e mbyllura do të ishin bërë në mënyrë perfekte nga krerët e partive, ne nuk do ta kishim këtë problem. Ne mund të zgjedhim një sistem, që në kushtet që sot ka rënë Gjykata Kushtetuese, balancon më mirë raportet mes pushteteve. Se cili mund të jetë ky sistem, i mbetet diskutimit, që duhet të jetë i thellë me të gjithë ekspertët, edhe ndërkombëtarë, e shoqërinë civile.

Gjiknuri iu ka kërkuar të paraqisni propozimet tuaja…
Rama po tenton të ndryshojë rregullat themelore rreth 8 muaj para zgjedhjeve. Kjo është e papranueshme nga OSBE. Askush nuk pret që Rama të bëjë ndryshe, pasi është njeri që nuk di të respektojë marrëveshjet. Le ta kenë të qartë shqiptarët, do të ndryshohet sistemi zgjedhor, por kjo do të minojë procesin, sepse do na duhet të ndryshojmë rreth 40% të Kodit Zgjedhor. Duhet një diskutim i gjerë dhe i thellë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...