Presidenti Meta dekoron me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, patriotin Abaz Bej Lushnja

Premte, 24 July 2020 15:12

Presidenti Meta dekoron me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, patriotin Abaz Bej Lushnja

Presidenti i Republikës Ilir Meta ishte sot në Shtëpinë historike të Kongresit të Lushnjes, ku dekoroi me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, një nga figurat më patriotike dhe të spikatura të kësaj treve dhe të mbarë kombit shqiptar, Abaz Bej Lushnja.

Teksa publikon dhe fotografi nga ceremonia e sotme, kreu i shtetit thekson se si prijës i shquar i “Besëlidhjes së Nëntë Krahinave”, të themeluar në Berat më 1834, Abaz Bej Lushnja, së bashku me Tafil Buzin, Zyber Hoxhën, shumë patriotë e mendje të ndritura të kombit shqiptar, hynë përjetësisht në historinë e popullit tonë për frymëzimin dhe organizimin e kryengritjeve kundër shtypjes osmane që do t’i paraprinin shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Mesazhi i Presidentit Ilir Meta

Në vlerësim për kontributin e shquar atdhetar, si një nga drejtuesit kryesorë të kryengritjeve anti-osmane në Shqipërinë e Jugut në fillim të shekullit të XIX, pata sot nderin të dekoroja në Shtëpinë historike të Kongresit të Lushnjes, një nga figurat më patriotike dhe të spikatura të kësaj treve dhe të mbarë kombit shqiptar, Abaz Bej Lushnja, me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”.

Si prijës i shquar i “Besëlidhjes së Nëntë Krahinave”, të themeluar në Berat më 1834, Abaz Bej Lushnja, së bashku me Tafil Buzin, Zyber Hoxhën, shumë patriotë e mendje të ndritura të kombit shqiptar, hynë përjetësisht në historinë e popullit tonë për frymëzimin dhe organizimin e kryengritjeve kundër shtypjes osmane që do t’i paraprinin shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Nderim dhe mirënjohje të thellë për të gjithë patriotët tanë ndër shekuj, falë sakrificave sublime e të jashtëzakonshme të të cilëve, Shqipëria është sot një vend i lirë, i pavarur, sovran dhe i vendosur europian siç na takon! 🇦🇱

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...