Kreu i Shtetit, Ilir Meta në një konferencë për mediat tha se roli i presidentit në zgjedhjet e ardhshme, që do të mbahen vitin tjetër do të jetë si asnjëherë më parë.
Presidenti e argumenton këtë duke shtuar se edhe presioni ndërkombëtar që procesi zgjedhor të jetë i drejtë është shumë i lartë.
Pyetje: Cili do të jetë roli i Presidentit në zgjedhje?
Ilir Meta: Presidenti nuk merr pjesë në zgjedhje. Sot është 24 korrik dhe është tre vjetori i betimit dhe marrjes së detyrës. Konferencën e fundit për shtyp do ta keni fiks pas dy vitesh. Roli është mjaft i rëndësishëm, veçanërisht në një situatë kur ka një interes të madh publik. Për më tepër për një proces që ekzistojnë shumë kushte nga partnerët që janë të domosdoshme për t’u plotësuar.
Në këtë drejtim, duke ditur që pak muaj ne do shkojmë drejt zgjedhjeve është e rëndësishme që presidenti të marrë masat kushtetuese dhe ligjore dhe të bëjë gjithçka në mënyrën më transparente për të ndaluar keqpërdorimin e institucioneve të shtetit në favor të kujtdo. Do kemi shumë akte që do jenë transparente dhe do kemi disa task forca që do kujdesen për mbarëvajtjen e procesit.
Roli i Presidentit do jetë si asnjëherë më parë sepse presioni ndërkombëtar është shumë i lartë për të garantuar një proces të drejtë.