Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur PO hapjes së listave 100 %.
‘Askush, përfshirë dhe kryetarët të mos i fshihen gjykimit të popullit!
Koha për ndryshim cilësor që fuqizon zërin e qytetarëve dhe jep shpresë për ndërtimin e të ardhmes në Shqipëri, si një shtëpi e të gjithë shqiptarëve,' –reagon Kryemadhi në Facebook.
Propozimi për hapjen e listavë 100% dhe jo në mënyrë të pjesshme, siç propozon PS dhe deputetët e tjerë në parlament, u bë nga Kryetari i PD, Lulzim Basha, dhe u mbështet nga opozita e bashkuar.