Meta: Basha po tregon lidership, nuk besoj se Rama është kundër

Premte, 24 July 2020 20:02

Kreu i shtetit, Ilir Meta komentoi propozimin e opozitës së bashkuar për hapjen 100 përqind të listave zgjedhore.

Fillimisht ai tha se nuk beson se kryeministri Edi Rama e ka hedhur poshtë këtë propozim.

 
 

“Së pari nuk besoj se është refuzuar një propozim i tillë si ky që ka bërë zoti Basha. Nuk besoj të jetë i vërtetë.

 
 
 

Kështu që përshëndes këtë akt të përgjegjshëm dhe historik të kryetarit të PD dhe të opozitës së bashkuar për të dhënë dakordësinë e tij për hapjen 100 përqind të listave, në mënyrë që deputetët e ardhshëm të jenë pronë e qytetarëve të Shqipërisë dhe jo zara të kryetarëve të partisë që ngrenë kartonat duke dhunuar Kushtetutën dhe interesin e qytetarëve,” tha Meta.

 
 

Ai shtoi se i nxit ekspertët të vazhdojnë punën përtej 30 korrikut për këtë temë.

“Në këtë mënyrë, zoti Basha tregon jo vetëm lidership dhe përgjegjeshmëri dhe respekt për qytetarët, por edhe shlyen një gabim të PD, që votoi atëherë për mbylljen e listave për çdo arsye.

I jepet mundësia qytetarëve të kenë parlamentin e tyre dhe kjo është një gjë shumë pozitive,” tha Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...