TIRANË
Opozita e cilëson gënjeshtër dhe qëllim tinëzar të kryeministrit Edi Rama idenë se listat e hapura nuk mund të funksionojnë me koalicionet parazgjedhore.
Sot para mediave përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik Oerd Bylykbashi tha se koalicionet dhe listat e hapura funksionojnë pa asnjë problem me njëra-tjetrën dhe se është vetëm çështje e hartimit të fletës së votimit.
“Kjo është një nga gënjeshtrat e Edi Ramës në gjithë këtë përpjekje. Koalicionet dhe listat e hapura funksionojnë pa asnjë problem me njëra – tjetrën. Koalicioni që përdorim sot është një formë liste hapur për partinë. Zgjedhësi përcakton me votën e tij. Është e njëjta gjë që po përpiqemi të bëjmë me këtë propozim që me listat e hapura zgjedhësit të përcaktojnë se sa vlen secili kandidat.
Rama përpiqet të bëjë të kundërtën që t’u heqë mundësinë zgjedhësve të përcaktojnë se sa është e fortë një parti. Zgjedhësit ka mundësi të votojë e caktojë partinë dhe në të njëjtën fletë votimi cili është kandidati i asaj partie.
Çdo parti e koalicionit del me emër të veçantë dhe vota që hidhet përcaktohet për cilën parti shkon dhe zgjedhësi zgjedh kandidatin.
Rama në padijen e tij por edhe qëllimi ne tij tinëzar përdor këtë lidhje logjike me një qëllim për të hequr koalicionet. Teknikisht janë të zgjidhshme është vetëm çështje e hartimit të fletës së votimit”, deklaroi Bylykbashi.