Koalicionet parazgjedhore/Bardhi:Rregullat s’mund të ndryshojnë 8 muaj para zgjedhjeve në mënyrë të njëanshme.Asgjë s’e ndal rotacionin

Saturday, 25 July 2020 13:36

TIRANE

Në bashkëbisedimin me gazetarët sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi u shpreh opozita e bashkuar nuk ka ndryshuar qëndrim sa i takon hapjes 100 % të listave. Bardhi e konsideroi se cdo cështje tjetër vec listave nuk mund të diskutohet pasi do të thotë të preket marrëveshja e 5 qershorit.

“Ky ishte një prej qëndrimeve absurde në mbledhjen e këshillit politik. Këshilli është një forum i partive për reformën zgjedhore, cdo diskutim me qëllim gjetjen e një konsensusi I kalon më pas për votim parlamentit. Qëllimi është të fusim në procedurë një cështje politike. A jeni dakord për hapje 100 % të listave? Ne kemi shprehur vullnet, por pa ndryshuar pjesën tjetër të rregullave të garës. Nukmund të ndryshohen rregullat 8 muaj para zgjedhjeve. Këto rregulla nuk mund të ndryshohen në mënyrë të njëanshme, duhet të jenë të barabarta. Po na thuhet që opozita të marrë pjesë në zgjedhje sipas rregullave që përcakton Edi Rama. Kjo është e papranueshme e kemi bërë të qartë vullnetin tonë. Duhet që pala tjetër të shprehë vullnetin e vet. Për listat 100% jemi plotësisht dakord, për cdo cështje tjetër nuk jemi të hapur sepse cështjet që shtron Rama prekin marrëveshjen e 5 qershorit, produkt 6 mujor pune i këshillit politik dhe s’mund t’i kthehemi më cështjeve që i konsiderojmë të mbyllura.” u shpreh Bardhi.

“Nuk ka asnjë ndryshim qëndrimi. Kemi qenë të hapur për të diskutuar në proces transparent cdo cështje që ka lidhje me zgjedhjet. Ndryshimet kushtetuese do të duhet të kalojnë përmes referendumit, dhe ne i qëndrojmë apo jemi koherent në këtë qëndrim. Sa kohë është parashtruar një cështje po mbajmë një qëndrim të qartë. Po, jemi për hapjen 100 % të listave dhe këtë qëndrim e kemi ofruar si formulë kompromisi.”-vijoi sekretari i përgjithshëm i PD-së

“Sa i përket fituesit e humbësit në zgjedhjet cdo shqiptar e ka evident para syve të vet. Doli hapur si njeri që po vidhte zgjedhjet në tavolinë dhe pasi dështoi me planin e parë ka nisur një plan të dytë. Ky është veprim prej humbësi të madh. Opozita do i fitojë thellë zgjedhjet e ardhshme. Cdo veprim që po bën Rama e tregon hapur se vijon të ketë mendjen në lojërat e vogla të pista politike, ne jemi për interesin e Shqipërisë e të shqiptarëve. Qytetarët e kanë marrë tashmë vendimin e tyre. Cdo lojë e pisët e Ramës nuk ka për ta ndaluar rotacionin e pashmangshëm që po vjen.” përfundoi Bardhi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...