Kryetari Forumit Rinor të Partisë Demokratike ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook ndaj vendimit të qeverisë për mbylljen e lokaleve me muzikë.
Ai ka marrë shkas nga një postim dhe një njoftim për një aktivitet që do të zhvillohet në Tiranë me mbështetjen e bashkisë së kryeqytetit.
“Arti u lejoka vetëm për “kulturën zyrtare” të Bashkisë Tiranë, ndërkohë që qindra përformues, artistë, muzikantë dhe operatorë të sektorit të “Bar&Lounge”, për shkak të vendimit arbitrar të qeverisë për të ndaluar aktivitetin e tyre, do ta mbyllin sezonin e verës, në krize të plotë ekonomike”, shkruna Këlliçi në shenimin e tij.
Ja postimi i plotë:
Nuk u jetoka pa art?! Ou?! Po pse, në kohën e Enverit jemi, që paska qeveria rubinetin e artit dhe vendos kur ta hape e kur ta mbyllë? Apo cirku pa bukë i qeverisë është me i nevojshëm, se buka e përditshme e mijra njerëzve që nuk bëjnë cirk po art, dhe fale artit rrojnë?
Arti u lejoka vetëm për “kulturën zyrtare” të Bashkisë Tiranë, ndërkohë që qindra përformues, artistë, muzikantë dhe operatorë të sektorit të “Bar&Lounge”, për shkak të vendimit arbitrar të qeverisë për të ndaluar aktivitetin e tyre, do ta mbyllin sezonin e verës, në krize të plotë ekonomike.