I ftuari në Edicionin e lajmeve të ditës në Syri Tv ishte Endri Hasa ish- Deputet i PD në Parlamentin e Shqipërisë. Ai foli për problemet që lindin nga ndryshimi i kushtetutës në mënyrë të njëanshme dhe procesin propozimeve për zgjedhjet e ardhshme që PD ka bërë në rrethet e vendit.
‘Ndryshimet kushtetuese e cenojnë marrëveshjen e 5 Qershorit, një marrëveshje e arritur pas shumë muajve negociata, qëllimi kryesor ishte që njerëzit të votojnë të lirë dhe zgjedhjet të jenë të drejta dhe të ndershme’.
I vetmi person kundër këtij diskutimi ishte Rama, kërkoi që të zhbëjë koalicionet duke i fshehur këto nga një hapje e një pjesë jo fituese e listës, dhe arsyeja vetme është frika nga, ‘Bashkimi madh i shqiptarëve dhe opozitës shqiptare’.
Ai ka hedhur në ‘kosh’ marrëveshje, sepse kur u diskutua në Këshillin Politik është e shënuar që, ‘koalicionet dhe sistemi nuk do të ndryshoi sepse nuk kemi një konsensus’.
Hapja e listave është ajo që kërkoi Basha, hapje 100% e listave. dhe jo ajo që kërkon Rama hapja e listave vetëm për 1/3 .
‘Pra, Rama zgjedh në Tiranë 11 deputet, dhe pjesa që mbetet e zgjedhin njerëzit nëse PS merr 15 mandate njerëzit zgjedhin nga lista e hapur vetëm 4 deputet.’
Propozimi që në kemi dërguar është që brenda koalicioneve zgjedh partinë që ti dëshiron të votosh dhe brenda partisë zgjedh kandidatin. Këshilli politik është për të diskutuar të gjitha propozimet e Ramës dhe nga aty të vendosin nëse do të hapen listat, dhe për këtë nuk ka nevojë të preket mënyra se si të bëhen koalicionet dhe shpërndarjen e mandateve.
Bashkimi i madh popullor do ta flakin të keqen tutje .
Marrëveshja e bërë me bekimin e ndërkombëtarët kishin si synim votimin e lirë shqiptarëve por edhe për interesin e integrimit në BE, maska e Ramës ka rënë dhe po gabon rëndë sepse europa kërkon që të miratohet një ligj elektoral të dakortësuar.
Ata kanë kërkua se nëse do të ketë ndryshime jashtë marrëveshjes 5 qershor do të zgjidhen me anë të dialogut dhe marrëveshjes në Këshillin Politik.
Partia demokratike ka ezauruar fazën e propozimeve, ishte një proces i cili nxori emrat për kandidatë për Deputet dhe Kryetar Bashkie , persona që u propozuan nga vlerat dhe jo nga qokat, tha përfaqësuesi i PD Endri Hasa.