Meta: Me parlamentin e ardhshëm miratojmë ligjin për referendumet, populli të flasë me zërin dhe votën e tij
Kuvendi nuk e shkarkoi presidentin Ilir Meta, edhe pse sipas Komisionit Hetmiror, Kreu i Shtetit kishte shkelur kushtetutën, por zgjodhën të respektonin opinionin e Komisionit të Venecias.
Lidhur me këtë ka reguar edhe presidenti Ilir Meta, ku përmes një postimi në Facebook, ka shpërndarë, pamjet nga protesta e 2 marsit, organizuar prej tij.
Meta shkruan se duhet të organizohet me parlamentin e ardhshëm, për të miratur ligjin për refenndumet, në mënyrë që populli të flasë vetë dhe më zërin e tij.
Sipas Metës, po afron ora që deputetët të zgjidhen 100% nga populli, po ashtu edhe presidenti.
Postimi i Metës në Facebook
Duke kujtuar 1-vjetorin e “Luanit të Artë” të Venecias, sot më duhet të riangazhohem që së bashku me Parlamentin e ardhshëm të miratojmë Ligjin për Referendumet në mënyrë që armiqtē e POPULLIT të mos lodhen kaq shumë duke folur në emër të Tij.
POPULLI FLET VETË ME ZËRIN DHE VOTËN E TIJ!
PO AFRON ORA QË TË RIMARRË TËRËSISHT SOVRANITETIN NË DUART E TIJ:
1. – Deputetët 100% nga Populli.
2. – President i Republikës nga Populli.
3. – Ligj për zhbllokimin e së drejtës kushtetuese për Referendumet.
POPULLI I 2 MARSIT është garancia më e mirë.
POPULLI nuk ka ikur nga Bulevardi. Do largohet vetëm ditën kur të miratohet Ligji për Referendumet.