“Janë prishur shumë ekuilibra”- Lubonja pas vendimit të PS për të mos shkarkuar Metën: Pse Rama u tërhoq nga vendimi kundër Presidentit

Hënë, 27 July 2020 18:18

Analisti Fatos Lubonja thotë se tërheqja e PS nga shkarkimi i Presidentit ka të bëjë me presionin e ndërkombëtarëve ndaj Ramës si dhe ç’ekuilibrat e shumtë kohët e fundit që ka shkaktuar vetë kryeministri.

Sipas Lubonjës, Ramës nuk i interesonte ta shkarkonte tani Metën.

Analisti thekson në studion e “News 24”, se rreziku ende nuk ka mbaruar, pasi Rama e ka lënë të godasë Metën pak nga pak ose në një kohë tjetër, pasi kryeministri tërhiqet vetëm kur rreziku mban emrin ndërkombëtar.

Ndërkohë Lubonja tha se sistemi proporcional rajonal me Lista të Hapura është më i mirë se sistemi i me lista të mbyllura dhe shton se ndalimi i koalicioneve do të sjellë problematika.

Pjesë nga deklaratatat e Lubonjës:

Padyshim është lëvizje politike siç ishte përpara për shkarkimin. Nuk është ajo që respektuan Venecian, por sepse prishet shumë ekuilibrit dhe kjo do të ishte një prishje më tepër. Dhe mendon me logjikën ta “hajë” pak nga pak dhe jo menjëherë dhe e kanë lënë Presidentin për ta “ngrënë” një herë tjetër.

E ke parasysh Poseidoni, i kishte në shpellë Uliksin me shokë, dhe i tha që ty do të të ha të fundit. Pra kjo është logjika e diktatorëve. Por mbetet problemi jonë i ndërkombëtarëve ende kur ne nuk zgjidhim dot problemet.

Pra kur thashë që do të hajë pak nga pak, kisha parasysh edhe ndryshimet kushtetuese. Pra janë prishur disa ekuilibra.

Tani varret se kush është ai që mat në peshë ekuilibrat. Nëse marrim ndërkombëtarët, opozitën, njerëz, Rama, për Ramën ekuilibër është kur nuk ka fare palë tjetër, pra është në ajër.

Këtë në fund fare e bën ligji, ligji mban në ekuilibër. Në kushtet kur ne s’kemi Gjykatë Kushtetuese, dhe t’i bën ndryshime kjo është prishje ekuilibri. Bën ndryshime kushtetuese që duhet të jenë sa më konsensuale, duhet të jetë pala tjetër, pala tjetër është jashtë. edhe kjo prishje ekuilibri. Po ta matim me kokën e Ramës ekuilibrin atëhere për të duhet të jenë të tjerët në ajër, ai në tokë.

Ne kemi parë të gjitha me ta. Retorika lufte deri tek koalicionet e darkat me ngjala. Akuzën ia ngritën për 30 qershorin, dhe këta thonë që edhe Venecia konstatoi se i ka tejkaluar kompetencat.

Sot ndërkombëtarët kanë reflektuar që nuk shkon kjo punë, ndërsa dikur ishin pro futjes në parlament të atyre deputetëve.

Meta ka qenë korrekt dhe do të mbajë në ekuilibër vendin, kurse Ramës nuk i ka ikur fare sensi i realitetit, edhe pse ka bërë gafa të mëdha, por kur rreziku merr emrin ndërkombëtar tërhiqet. ”- tha Lubonja.

Debati është cili është kodi më i mirë që mund të kemi. Sepse mund të zgjedhësh një kod më të mirë, por e bën në mënyrë autoritare dhe ky është. Shkelja kryesore është sepse po bëhet në mënyrë autoritare, siç u lajmërua nga Rama dhe do heqë koalicionet.

Ajo që kanë zgjedhur tani që të bëhet rajonal me lista të hapura është më mirë se ai që ishte, sepse pakëson jo se zgjidh, por pakëson autoritarizmin e shefit. Pra në Tiranë ka 34 ti zgjedh 34 dhe jo listën e shefit. Kjo është më demokratike.

Debati i dytë është që duhen Lista në koalicion, do ketë disa lista, çdo koalicion listën e vet apo listë të përbashkët. Ka të mira dhe të këqija se ka përvoja e përvoja.

Ka një problem se duke shtrirë partitë e tij pse duhet të bëj koalicion me ty, por unë dua të di sa marr si parti. Po nëse i fut në listë të përbashkët nuk dallon dot sa përqind dha populli për PD apo për LSI. Kjo ka rëndësi se motivon partinë. Tani është mirë apo keq të shkrihen partitë? Sepse për pluralizmin është mirë të ketë sa më shumë parti. Lidhen të gjitha me problemet që kemi akumuluar. Qysh nga çështja e OSBE që konstatoi se duhet ndryshuar sistemi, por pse, cila ishte problematika. Problemi kryesor për mua janë të fortët që fitojnë nëpër zona dhe listat e shefave që i bëjnë më autoritarë.

Login to post comments