“Komunistët ndryshuan Kushtetutën”, Strazimiri apel shqiptarëve: Liria nuk falet, liria nuk negociohet, liria meritohet

E Enjte, 30 July 2020 14:54

 

Ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri ka reaguar lidhur me atë çfarë ndodhi sot në Kuvendin e Shqipërisë ku rilindasit e Edi ramës votuan në mënyrë një njëanshme ndryshimin e Kushtetutës që parashikon heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe hapje të pjesshme të listave së kandidatëve për deputetë.

Reagimi i Strazimirit

Nuk mund të kishte surpriza! …edhe “Marrëveshja e Mukjes” 24 orë mbajti…

…edhe atëherë “dhanë fjalën” për një Shqipëri të lirë, demokratike sipas Kartës së Atlantikut…

…edhe atëherë vapë ishte, plaste gjinkalla dhe guri…

…që atëherë për 46 vjet pati “stabilitet” në pritje të “zbarkimit të aleatëve” …

KAQ!

#liria_nuk_falet

#liria_nuk_negociohet

#liria_meritohet

Modifikuar më E Enjte, 30 July 2020 15:10
Login to post comments