Pasi hodhi në erë ‘5 qershorin’, Rama kërkon konsensus nga opozita

E Enjte, 30 July 2020 15:01

 

Pas miratoi në mënyrë të njënashme kushtetutën sot, Edi Rama ka kërkuar konsensus nga opozita për të qenë nesër në Këshillin Politik.

Përmes një reagimi në Tëitter, kreu i qeverisë pohoi se Kushtetuta thotë që listat jo më pak se 2/3 duhet të hapen, ndërsa shton se; ‘po s’na pengon t’i hapim edhe 100%, por me argumenta e me dialog, jo me dokrra e shantazhe’.

‘Kush nuk vjen në tryezë mbetet jashtë vendimmarrjes. Konsensusi 100% është i mirëseardhur, po asnjë pakicë s’e merr dot peng shumicën kushtetuese në këtë proces – vota e sotme duhet të mjaftojë për të mos e provuar prapë!’, thotë Rama.

Reagimi i Edi Ramës:
LBPD&CO duhet të ulen menjëherë me PS dhe opozitën parlamentare për të punuar për reflektimin në Ligjin Zgjedhor të risive kushtetuese! Ato s’janë më projekt, po pjesë e Ligjit Themeltar të Republikës sonë dhe janë të detyrueshme për të gjithë ne, pa dallim! Prandaj në punë për:

1)Hapjen e listave dhe mekanizmin ligjor të votimit. Kushtetuta na thotë jo më pak se 2/3 duhet të hapen, po s’na pengon t’i hapim edhe 100%, por me argumenta e me dialog, jo me dokrra e shantazhe, të cilave t’u pijnë lëngun siç ua pinë mandateve të djegura dhe bojkotit zgjedhor!

2)Formulën e grupimit të partive para zgjedhjeve, sipas modeleve të vendeve të OSBE/ODHIR-it, duke diskutuar e përzgjedhur së bashku, jo me emaile tip fletërrufeje dhe me idenë e gabuar se po nuk deshi një palë në rrugë, palët e tjera në parlament duhet të rrinë duarlidhur!

Ne nuk ndalemi sepse nuk jemi zgjedhur për t’i shkuar mbrapa atyre që ikin në drejtim të paditur, po për të udhëhequr Shqipërinë e shqiptarët në rrugën e të ardhmes. Në tryezë na ul përgjegjësia ndaj vendit dhe popullit, arsyeja e kultura jonë demokratike, jo dënglat kërcënuese!

S’ka kohë për të humbur. Puna duhet të fillojë nesër. Kush nuk vjen në tryezë mbetet jashtë vendimmarrjes. Konsensusi 100% është i mirëseardhur, po asnjë pakicë s’e merr dot peng shumicën kushtetuese në këtë proces – vota e sotme duhet të mjaftojë për të mos e provuar prapë

Login to post comments