Kreu i opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas reagimeve të Edi Ramës.
Me një mesazh në Twitter, Basha shkruan se nuk jep asnjë garanci për Ramën, garanci që ai kërkoi ti merrte para se të ndryshonte Kushtetutën.
Basha shkruan se përgjegjësia është veç e Ramës dhe se vendi i tij pas zgjedhjeve është vetëm në burg.
Mesazhi i Lulzim Bashës:
Koston e konfliktit të krijuar me hedhjen në erë të marrëveshjes së 5 Qershorit dhe 14 Janarit, do ta mbash vetëm ti personalisht Edi Rama.
Nëse mendon se me konfliktin e krijuar dhe me prishjen e stabilitetit demokratik të vendit, do të marrësh garanci për kokën tënde dhe të hajdutëve që të rrethojnë, po ta them prerë dhe shkurt:
Vendi yt pas zgjedhjeve të reja është në burg, atje ku shkon çdo individ që me dashje kryen një krim kundër vendit dhe qytetarëve të tij.
Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar do të vazhdojnë të kenë në plan të parë, jo lojën tënde dhe të krimit që të drejton prej 22 vitesh në politikë, por hallet dhe problemet e shqiptarëve, që ti dhe Qeveria jote i kanë braktisur për hallet e tua personale