Është tensionuar së tepërmi situata politike në vend, pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend nga mazhoranca dhe opozita parlamentare.
Menjëherë pas miratimit në Kuvend, ka pasur reagime të forta nga Presidenti, opozita jashtëparlamentare dhe ndërkombëtarët, të cilët kritikojnë Ramën për ndryshimet kushtetuese, duke i kërkuar të mos prekë marrëveshjen politike të 5 qershorit.
Në një reagim më të fundit, zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, paralajmëron kryeministrin Rama, duke i kërkuar të mos provokojë më tej shqiptarët.
“Këlyshi i Dobriça Qosiçit të mos provokojë më tej shqiptarët se do mbetet një kujtim nga e kaluara!”, shkruan zëdhënësi i Metës