Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për pamjet që vijnë sot nga Vlora, ku qytetarët blejnë ujin me lekë në autobote.
“Turp Kryeministër Turp!!! Në bashkinë e rilindur të Vlorës, ku është edhe vetë kryeministri deputet, qytetaret paguajnë faturën e majme të ujit duke e blerë në autobotet e ujit, kur Vlora ka edhe ujësjellës të ri.
Turpi i kryeministrit është sa një mal. Shiheni VIDEON se ç’ndodh në Vlorë”,- shkruan nënkryetari i LSI.