Nga Tritan Shehu
Tejet i rrezikeshem behet ky realitet i krizes shendetesore nga nje Kryeminister qe vetem per Covid nuk flet me, nga nje Qeveri e afte vetem te “parashikoje” kohe te veshtira, me nje sistem shendetesor te dekapituar e ne amulli, si dhe me qytetare te lene ne meshiren e fatit.
Keshtu nuk ngel gje tjeter vecse te presim ne pasivitet muajt qe vijne per te perjetuar “apokalipsin”, qe Qeveria Kasander perfytyron.
Por Kryeministeri qe ne momente te veshtira nuk pranon deshtimet a pergjegjesite e fshihet, Qeveria qe vetem parashikon “Zi” per fajet e saj pa bere asgje, kane vetem nje rrugedalje, doreheqjen, sepse aktualisht kerkohet:
1-Te stimulohen e subvencionohen potencialet laboratorike per nje liberalizim te te gjitha llojeve te testeve Covid me objektiv minimal 2500 testime PCR ne dite e nje depistim te gjere serologjik.
2-Te sigurohet mbrojtja e personelit shendetesor paresor, pajisja e trajnimi, per te kryer rolin e tij edhe ndaj Covid.
3-Te pregatiten te gjtha strukturat spitalore ne qender e rrethet per te perballuar ngarkesat rajonale.
4-Pregatitja keshtu e qarqeve per te operuar me kapacitet e kompetenca te plota ne kete perballje, pa u koncentruar vetem ne Tirane, gje qe jo vetem po con ne kolaps strukturat, eshte e rrezikeshme nga ana epidemiologjike, por dhe pengon manovrimet inteligjente te metejeshme.
5-Te bashkerendohet me strukturat spitalore jo publike per te shkarkuar se paku nje pjese te ngarkeses se patologjive te tjera jo Covid.
6-Permiresimi e cfrytezimi i strukturave me te mira te terapise intensive ne QSUT, si dhe instalimi i 150 uniteteve te rinj brenda standarteve europiane ne reth kater jave per perballjen Covid.
7-Pajisja e qytetareve me maskat e pershtateshme per t’i mbajtur ato jo vetem ne ambjentet e mbyllura.
8-Garantimi nga shtetit i vaksines se gripit te zakonshem qe ne shtator, me tej te asaj Covid e aplikimin e tyre gratis.