Në ceremoninë e nderimit të Rexhep Meidanit në Presidencë nuk munguan as bashkëpuntorët dhe as kundërshtarët e tij politikë. Ishte aty Sali Berisha, Lulzim Basha, Bamir Topi, Skënder Gjinushi, madje edhe Hashim Thaçi që nuk e humbi ceremoninë e zhvilluar në ambjentet e jashtme të presidencës. Mungonte kryeministri Rama, që nuk dihet nëse ishte ftuar nga Presidenca apo prania e tij nuk ka qenë e mirëpritur.
Gjithsesi, “mungesat” në ceremoni Meta i përmendi pasi i kishte akorduar Mejdanit dekoratën e “Flamurit Kombëtar”.
“U kërkojmë falje me dhjetëra, qindra personaliteteve të politikës, të institucioneve, të shoqërisë civile, akademikëve, profesorëve që do donin të ishin këtu, por duhet të jemi të kujdesshëm për sa i përket kushteve të pandemisë. Gjithsesi është e qartë se mesazhi shkon kudo tek të gjithë” u shpreh presidenti duke e lënë të paqartë mospraninë e kryeministrit./ Lapsi.al/