Duke reaguar mbi një deklaratë të kreut të radhës së OSBE-së, Edi Rama për zgjedhjet në Bjellorusi, ish-deputeti demokrat, Genc Pollo thotë i kujton kushtet e BE-së që shokët e partisë duhet të dalin në gjyq për vjedhje votash.
Sipas tij, ku është një ndër 15 kushtet për çeljen e negociatave.
Reagimi i Pollos:
Shpresoj që OSBE të jetë e dobishme për popullin bjellorus, për të drejtat e liritë e qytetarëve të atij vendi. Ngjarjet në Minsk më kujtojnë Dhjetorin 1990!
Por prit! Të shohim aktualitetin me sy të hapur e me këmbë në tokë.
Kryetari i radhës i OSBE-së, zoti Rama bën thirrje për zgjedhje të lira e të ndershme në Bjellorusi.
A mërzitet kush po t’ju kujtoj një fakt: që Këshilli Evropian (liderët e Bashkimit Europian) vuri kusht në prill të këtij viti që shokët e partisë së Kryetarit të radhës duhet të dalin në gjyq për vjedhje votash. Ky është vetëm një ndër 15 kushtet për çeljen e negociatave.
Mendoni për këtë kur të mendoni për apelin e zotit Rama ndaj zotit Lukashenko.