Nga Sali Berisha
Apel mediave, shoqerise civile dhe komunitetit nderkombetar!
Miq, fjalori prej halabaku dhe kercenimet banditeske me jete te gazetares Beti Njuma nga narkokryetari monist i Tiranes, Erjon Veliaj jane unike, te pashembullta per nje vend te lire.
Me mesazhet e tij, fjalorin prej rrugaci ordiner dhe kercenimet banditeske te tyre qe Erion Veliaj i dergon pronarit te media grupit, Ylli Ndroqit per gazetaren e njohur Beti Njuma, ai deshmon se eshte thjeshte nje horr ordiner qe nuk ka lidhje me asnje parim apo vlere te lirise se mediave, fjales se lire dhe qe eshte i zgveshur nga çdo norme etike dhe morale te njeriut te civilizuar.
Ai eshte nje skllav i pashprese i veseve dhe perversitetit njerezor me te cilat eshte i kavardisur, edukuar dhe formuar.
Ne çdo vend te lire, pas zbulimit te ketij skandali ai do te largohej nga çdo detyre dhe do merrte ndeshkimn e merituar penal per kercenimet e tij.
Por atij ne kushtet e partise-shtet dhe narkoshtetit te saj, dhe kur mentori i tij Edvin Hajduti ka shnderruar drejtesine ne dege ekzekutivi dhe vet nga mengjesi ne darke sulmon me te gjitha mjetet gazetaret dhe mbyll televizione, radio dhe portale, vetkuptohet qe nuk i hyn ferra ne kembe, madje ai edhe mund te dekorohet per kercenimet me jete dhe sharjet prej halabaku te gazetareve.
Duke denuar me ashpersine me te madhe sharjet dhe kercenimet prej banditi te Erjon Velise ndaj gazetares Beti Njuma, ju bej thirrje te gjithe gazetareve, shoqerise civile dhe komunitetit nderkombetar, te gjithe atyre qe besojne tek liria e fjales dhe shprehjes se mendimit, te ndeshkojne me izolim te plote Erjon Veline si produkt te krimit, vjedhjes, korrupsionit gjer ne largimin e tij sa me pare nga detyra qe ka uzurpuar. sb