‘Vaksinimi antigrip falas’/Basha e propozoi që në korrik, ekspertët e opozitës: Strategjia e qeverisë e vonuar dhe gjysmake

Tuesday, 18 August 2020 13:34

 

Ministria e Shëndetësisë ka prezantuar dje strategjinë për përballimin e pandemisë në vjeshtë dhe dimër, pjesë e saj dhe rritja me disa herë e vaksinave falas kundër gripit për grupet e rrezikuara
Por ndërkohë ekspertë nga opozita sjellin në vëmendje se pikat kryesore të planit rë qeverisë janë kërkuar nga kreu i opozitës, Lulzim Basha që më 26 Korrik. 3 javë më parë, Basha kërkoi vaksinimin falas.

“Qeveria duhet të marrë urgjentisht masat dhe të sigurojë vaksinën e gripit falas për të gjithë popullsinë në vjeshtë. Kjo do të mbronte shqiptarët nga influenca e stinës dhe komplikacionet e saj, dhe do të ndihmonte sistemin tonë shëndetësor për ta patur atë të gjithin në dispozicion dhe të përgatitur për ta përballuar pandeminë COVID-19.”- thekson lideri i opozitës që në 26 Korrik.

Gjithashtu, ekspertët e opozitës, konsiderojnë se një pjesë e rëndësishme e strategjisë anticovid duhet të jetë rritja testimeve dhe gjurmimi i rasteve. Qeveria ka berë të ditur se do të dyfisojë kapacitetet në shtator, por nga pikëpamja e opozitës, edhe ky është një hap gjysmak dhe i vonuar, që ka çuar në përhapjen me shpejtësi të virusit dhe të rritjes së numrit të vdekjeve.
Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka deklaruar muaj më parë, që plani për rihapjen dhe daljen nga karantina duhet të sigurojë bërjen e të paktën 2 mijë testimeve në ditë. Aktualisht, numri i testimeve është 400-500 në ditë, shumë larg nga kërkesa e opozitës për testimin, gjurmimin dhe kurimin në kohë të sëmundjes së rrezikshme.

Login to post comments