Nga Tritan Shehu
Shendetesia rilindase “falas”: paguaj ose vdis!
Dikujt ky titull mund t’i duket shume brutal, por fatkeqesisht eshte real per gjendjen katastrofike te sistemit tone shendetesor.
Do te permend ketu vetem tre patologji (ka dhe shume te tjera) te nje urgjence jetesore e te shpeshta, qe nuk trajtohen ne strukturat tona publike, por vetem te privati ne baze te nje pagese te larte nga pacienti, pavaresisht se ky eshte edhe i siguruar:
—Trombektomia arteriale cerebrale, nje urgjence ekstreme kjo, qe duhet realizuar brenda pak oreve mbas incidentit. Nuk realizohet ne asnje nga strukturat publike, por vetem te privati me nje pagese mbi 20000 E.
—Ablazioni i zemres, gjithashtu nje procedure zakonisht urgjente dhe e shpeshte, qe gjithashtu realizohet vetem te privarti me nje kosto reth 10000 E
—Trajtimi i ckolitjes se retines se syrit, nje procedure perseri urgjente per te shpetuar shikimin, qe nuk realizohet ne asnje strukture publike, por vetem te privati me nje pagese reth 6000 E.
Eshte e pa faleshme qe te tillla procedura urgjente jetesore te mos realizohen as ne QSUT, ashtu sic eshte kriminale qe ne nje rast te tille te mos subvencionohet pacienti per sa eshte i detyruar te relizoje te privati, ndryshe....
Kjo Qeveri duhet te kuptoj:
—Se eshte nje e drejte Kushtetuese e qytetarit per te marre ndihmen mjekesore te pershtateshme, vecanerisht urgjente.
—Se eshte detyre e saj ta siguroje kete dhe sherbimet perkatese, ashtu sic eshte e detyruar qe kjo te jete gratis per te gjitha rastet e urgjencave.
Ne fund nje pyetje per Kryeministrin, ideatorin e “shendetesise falas”: Po qytetaret, qe nuk kane mundesi te paguajne, si perfundojne?