Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi iu është bashkuar festimeve të besimtarëve bektashinj për festën e Shenjtë të Abaz Aliut.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Kryemadhi thekson se COVID-19 mundet me oksigjen, siç është dhe Mali i Tomorrit.
“Covid-i mundet me oksigjen dhe ku ka më shumë oksigjen se në Malin e Tomorrit!
Zoti i bekoftë shqiptarët!”, shkruan Kryemadhi teksa ka postuar dhe një foto ku shihet bashkë me Baba Mondin.