‘E ka të shkruar humbjen në ballë’/ Boçi: Ja të gjitha mashtrimet e Ramës pë rritjen e pagës së mësuesve

Hënë, 07 September 2020 18:19

Ish-deputetit demokrat, Luciano Boçi, ka denoncuar mashtrimin e radhës së kryeministrit Rama për rritjen e pagave të mësuesve, që më shumë është një tentativë në prag të fushatës elektorale për ti joshur politikisht.

‘Mashtruesi i mësuesve

 
 
 

Ka 8 vite që mashtruesi KM vërtitet në takime të stisura me mësuesit dhe përsërit të njëjtin refren:

 
 
 

“Do të rrisim pagat për mësuesit”.

 
 

Do t’i rrisim sot, do t’i rrisim mot, do t’i rrisim mot mot. Dhe në fund asgjë!

Mashtron e s’ka turp. Mashtron dhe krenohet që mashtron. Madje ajo që ka ndodhur këto vite është krejt e kundërta:

- U hoqi shpërblimin e festave të fundvitit dhe pagën e 13-të.

- Nuk ka indeksuar prej 8 vitesh inflacionin (6-9% i 2019 ishte hi syve dhe nuk mjafton as për indeksimin) dhe i ka detyruar të kryejnë shpenzime suplementare për kualifikimet, mësimin online e mjete mësimore.

- U ka ulur pagën reale, me shtimet e shpenzimeve për çmimet  e rritura për energjinë, ujin dhe produktet bazike të shportës. Sot një mësues ble më pak produkte se në 2013.

Krahas kësaj, i mashtroi dhe njëherë ata dhe opinionin, duke u thënë se do t’i nxjerrë nga kthetrat e politikës!Domethënë nga kthetrat e veta. A mund ta besojnë shqiptarët këtë, kur në dosjet 339 dhe 184 kanë dëgjuar me veshët e tyre se si kërcënohen mësuesit me vendin e punës, nëse nuk votojnë për PS?!

Ndërkohë, po ky mashtrues e kërcënues:

- Ka 7 vite që mban drejtorë politikë të komanduar në pjesën dërmuese të shkollave dhe tani me shkollën e Partisë së drejtorëve, synon t’i pushtojë të gjitha.

- Ka 7 vite që i trysnon me vendin e punës mësuesit, për vota.

- Ka 7 vite që i ndan në t? majtë e të djathtë, duke instaluar hakmarrjen e ulët ndaj “armiqve” politikë.

Sesi e ka ndërtuar skemën e futjes në kthetrat e politikës të mësuesve ky mashtrues serial, mjafton të sjellëkëtu shembullin e Tropojës, të denoncuar nga një qytetar.

Ja disa nga emërimet 2013-2019, merita e vetme e të cilëve është “kthetra e politikës”:

- Bedri Hyka, emërohet drejtor i shkollës Shipshan ne shtator 2015, komisioner për PS e Rexh Biberin.

- Abedin Kërrnaja, emërohet drejtor në shkollën e mesme Llugaj, pas 2013, komisioner i PS.

- Bujar Hajdarmataj, emërohet drejtor në shkollën e mesme Hoxhë Zogi Zogaj, komisioner i PS.

- Muhamet Vatoci, pas 2013 emërohet drejtor në gjimnazin Asim Vokshi, kryetar komisioni në q.v. 0441, qytet.

- Drita Elezi,  kryetare e komisionit për PS, emërohet drejtoreshë në shkollën Tropojë.

- Shote Basha, emërohet drejtoreshë në një shkollë të mesme, numëruese e partisë. Aktualisht dhe drejtoreshë edhe kryetare e këshillit bashkiak për Ps.

Mashtrimeve të Ramës u ka dalë boja dhe vulën e humbjes e ka të shkruar në ballë.

Modifikuar më Hënë, 07 September 2020 20:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...