Ditën e sotme, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, u zhvillua shorti për zgjedhjen e 8 gjyqtarëve që do të përbëjnë Kolegjin Zgjedhor. Shorti u zhvillua në prani të publikut, përfaqësuesve të KQZ, partive politike, organizatave jofitimprurëse me veprimtari në fushën e zgjedhjeve dhe drejtësisë.
Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor
Sokol Ibi
Manjola Xhaxho
Edlira Petri
Eljona Muçi
Asim Vokshi
Gentian Medja
Esmeralda Çeka
Alma Kolgjokaj
Si zgjidhet dhe funksionon Kolegji Zgjedhor Gjyqësor (Neni 146 i Kodit Zgjedhor)
1. Kolegji Zgjedhor Gjyqësor përbëhet nga tetë gjyqtarë të përzgjedhur me short nga
Këshilli i Lartë Gjyqësor, nga radhët e gjyqtarëve që kanë kaluar me sukses, me vendim të
formës së prerë, procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve, sipas ligjit nr. 84/2016, nga
gjykatat e shkallës së parë, gjykatat e apelit, gjykatat administrative të shkallës së parë dhe
Gjykata Administrative e Apelit Tiranë. Përjashtohen nga shorti gjyqtarët e Gjykatës kundër
Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
2. Shorti për përzgjedhjen e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor hidhet jo më vonë
se 48 orë nga data e përcaktimit të datës së zgjedhjeve me të afërta, sipas këtij ligji. Shorti
hidhet në praninë e publikut, përfaqësuesve të KQZ-së, partive politike, organizatave
jofitimprurëse me veprimtari në fushën e zgjedhjeve dhe të drejtësisë.
3. Këshilli i Lartë Gjyqësor, brenda 24 orësh nga hedhja e shortit, miraton me vendim
zgjedhjen e gjyqtarëve si anëtarë të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor. Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor
Gjyqësor delegohen në këtë detyrë me mandat 4-vjeçar. Përtëritja bëhet duke zbatuar
procedurat dhe afatet e këtij ligji për përzgjedhjen, delegimin, betimin dhe konstituimin e
Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor.
4. Brenda 3 ditësh nga delegimi në detyrë, gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor bëjnë
betimin në një ceremoni publike, në prani të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Betimi ka këtë
përmbajtje: “Betohem solemnisht se do të respektoj, do të mbroj dhe do t’i bindem
28
Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë, se do të respektoj të drejtat dhe liritë e
qytetarëve dhe do të përmbush detyrat e mia. Betohem se do të kryej detyrën time me të
gjitha mundësitë e mia dhe në mënyrë të paanshme, të drejtë dhe pa favorizuar ndonjë person,
parti politike apo subjekt zgjedhor”.
5. Konstituimi i Kolegjit bëhet menjëherë pas betimit dhe thirret në detyrë nga Kryetari i
Këshillit të Lartë Gjyqësor.
6. Në rast se krijohen vakanca në përbërjen e Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, vakanca
plotësohet sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj vetëm nga gjyqtarët që kanë kaluar me
sukses procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve, sipas ligjit nr.84/2016, deri në datën e
krijimit të vakancës.
7. Gjykata Administrative e Apelit Tiranë vë në dispozicion të Kolegjit Zgjedhor
Gjyqësor mjedise të mjaftueshme pune, pajisje dhe personel, në mënyrë që të sigurojë
kryerjen në kohë dhe në mënyrë profesionale të detyrave të veta. Vendimet e Kolegjit
botohen në faqen e internetit të Gjykatës Administrative të Apelit.
8. Me kërkesë të kryetarit të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, Kolegji rithirret në
detyrë sa herë që pranë kësaj gjykate depozitohen ankime ndaj vendimeve të KQZ-së, sipas
përcaktimeve të bëra në nenin 145 të këtij ligji.”