‘Opozita është në avantazh’/Gjekmarkaj: Rama minoi 5 qershorin, dështimet e qeverisë bien mbi të

Tuesday, 08 September 2020 18:49

Analisti Agron Gjekmarkaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, duke folur për zgjedhjet, deklaroi se kryeministri Edi Rama ka minuar 5 qershorin, duke shtuar se kreut të qeverisë i intereson vetëm pushteti personal.

“Ka shumë rëndësi mbajtja e zgjedhjeve. Kryeministri ka minuar 5 qershorin. Edi Rama e ka betejë për jetë a vdekje mandatin e tretë dhe ajo që dëmtohet është demokracia. Prandaj unë nuk shoh klimë besimi për të krijuar sistem garancish. Sërish besoj se ka klimë mos-besimi, që do peshojë si gur mbi zgjedhjet e ardhshme, që do jenë besoj të diskutueshme.

 
 

Kryeministri nuk më duket i qartë nëse do të hapen listat. Rama do të krijojë sa më shumë konfuzion, që të vendosë në vështirësi opozitën. Rama po provokon opozitën. Por, opozita duhet të merret me qytetarët dhe me garancitë që iu jep shtresave shoqërore, për të pasur ekonomii dhe reflektim të thellë për të kaluarën. Rama kërkon të spostojë frikë në kampin opozitar”, tha Gjekmarkaj.

 
 
 

Për Gjekmarkajn, opozita në këto momente është në avantazh, për shkak se maxhoranca ka qenë 8 vite në një qeverisje plot me probleme.

 
 

“Mendoj se opozita në këto momente që flasim është në avantazh sepse janë 8 vjet që maxhoranca është në pushtet dhe janë shumë gabime të bëra në qeveri. Mendoj se opozita ka shumë për të bërë dhe këta janë muaj vendimtar. Po ashtu, opozita duhet që të vendosë në gjendje energjie, që të bashkohet me opozitën dhe të vijë në pushtet. Duhen gjetur ata personalitete që rikthejnë besimin tek elektorati gri sidomos”, u shpreh Gjekmarkaj.

Në fund, Gjekmarkaj deklaroi se dështimet kryesore në 8 vjet qeverisje bien mbi kryeministrin Edi Rama.

“Mendoj se kryeministri ka papërgjegjshmëri në emërimin e ministrave dhe e dyta ministret kanë problematike. Nuk e di sesi ministrja e Arsimit mund të thotë që unë do të largohem. Është problem edhe ky patriotizmi folklorik për të marrë persona nga Kosova, kur ndryshojnë disi gjërat. Rama ka marrë votat me të tjera persona. Edi Rama thjesht do të shkaktojë habi me ministra nga Kosova, nuk i ka interesuar shumë mënyra sesi ata do të qeverisin.

Nëse ikën Shahini, është papërgjegjshmëri. Dështimet kryesore i bien Edi Ramës. Është Rama ai që ka miliona euro borxhe, është ai që shkatërron mediat. Rama ka zgjedhur ca kukulla që dalin disa kohë dhe harrohen, sepse një pjesë e tyre janë anonim. Ne e dimë se Edi Rama e ka përdorur TVSH si zë të qeverisë. Rama do të spostojë vëmendjen nga debatet publike reale”, vlerësoi Gjekmarkaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...