Monika Kryemadhi
Si mund ta quash këtë rini të padobishme! Këta janë burimi i energjisë që do të lëvizë motorin që Shqipëria të ecë perpara.
Rilindja shkatërroi rininë e Shqipërisë dhe i quan të padobishëm, LSI vendos besimin e saj tek të rinjtë shqiptarë.
Të rinjtë e Shqipërisë janë e ardhmja e vendit dhe ne kemi një plan të qartë për t'u siguruar atyre arsim cilësor dhe punë me pagë të mirë, në mënyrë që ata të kenë mundësitë për ta çuar vendin tonë drejt një të ardhme më të mirë.
Dhe kjo është arsyeja pse ne kemi mbështetjen e kaq shumë të rinjve në Tiranë e në të gjithë vendin. Sepse ne nuk kemi premtime boshe, por ne ofrojmë mbështetje reale për të rinjtë tanë.