Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa komenton reagimet e qytetarëve në faqen e Edi Ramës lidhur me mungesën e ujit në Tiranë.
Një prej qytetarëve denoncon se ka 5 ditë pa ujë pikërisht tek stadiumi ‘’Dinamo’’ në Tiranë, por Rama i kthehet duke i thënë se përrallat i ka për të birin dhe e kritikon për edukatën.
Më tej një qytetar e ironizon duke i thënë se është dakord nëse Tirana ka 24 orë ujë në muaj.
Disa qytetarë shprehen të revoltuar për mungesën e ujit teksa e kritikojnë hapur Ramën, por ky i fundit i përgjigjet duke mos e pranuar problemin.
STATUSI NGA INA ZHUPA
Kur të del në mbrojtje Edi Rama do të thotë që je i fajshëm edhe shumë shpejt do vij momenti jot para drejtësisë!
Sa herë kapen në vjedhje, në krim zyrtarët e rilindjes i merr në mbrojtje Rama. Sic bënte me Tahirin, me Roshin, Kajmakun etj ashtu bën edhe sot për Gonxhen.
Drejtësia duhet të veprojë që Shqipëria të heqë njollën e turpit të vjedhjeve dhe abuzimit pa iu hyrë gjemb në këmbë!