Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë deklaratën e fortë, teksa është shprehur se opozita dhe mazhoranca shqiptare ishin vënë në dijeni të deklaratës së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në Detin Jon.
Në lidhje direkte për “Opinion”, Berisha tha se deklaratat e kryeministrit greke për zgjerimin me 12 milje në det nuk duhet të pranoheshin nga Shqipëria.
"Së pari, në marrëveshjen e vitit 2009, LSI ka qenë në opozitë. Ai ishte para jush si kryeministri i dajres dhe kazanit. Mashtroi për të mos përdorur atë fjalën e asaj të shëndoshës. Autoritetet greke kanë njoftuar edhe opozitën edhe mazhorancën që do të ketë një deklaratë të tillë nga kryeministri grek. Ai plotëson Shqipëria këto kushte? Nuk i plotëson! Ky është akti tjetër i paturpësisë dhe tradhtisë. Ai foli për Shqipërinë dhe Italinë që janë vende kufitare në detin Jon! Këtë mund ta thotë Sllovenia dhe Kroacia që nuk janë pjesë e Jonit, por nuk mund ta thotë kurrë Shqipëria që është pjesë e detit Jon.
Për çfarë arsye e mohon Zoografi Bis që nuk e prek Shqipërinë? Ai tha se zgjerimi nuk e prek Shqipërinë, por zgjerimi prek plotësisht Shqipërinë. Është e vërtetë që nuk ka marrëveshje, por është e vërtetë absolute në proces marrëveshjeje. Ne kemi të drejtë të themi që e bëtë këtë duke ndryshuar rregullat në mes të lojës, pasi ne jemi në proces marrëveshjeje. Në këtë mënyrë i jep avantazh absolut Greqisë, e cila nesër thotë në Gjykatën Ndërkombëtare thotë se kryeministri i atij vendi që kemi marrëveshje".
“Unë absolutisht nuk do ta njihja. Kjo nuk mund të pranohet nga pala shqiptare sepse terreni është i pakrahasueshëm me atë Greqi-Itali, së dyti kemi një proces marrëveshje, së treti urdhëroni të ulemi të zgjidhim problemin” ka përfunduar Berisha./Panorama/