‘Rama po izolon Shqipërinë’, Pollo: Merkel nuk e takon Ramën as si kryetar i OSBE

Saturday, 19 September 2020 09:26

 

Ish-deputeti i PD Genc Pollo, tha se kancelarja Angela Merkel, nuk e takoi kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit është bërë i papranushëm në Berlin, megjithëse është kreu aktual i OSBE.

Kjo sipas tij, për shkak tëc kriminalizimit të politikës, drogës dhe korrupsionuit nën qeverisjen socialiste.

Genc Pollo: ”Raportet e këqija për kriminalizmin e politikës, droga, korrupsoni, përqëndrimi i pushtetit, ka bërë që në Berlin të kuptohet se çfarë përfaqëson Edi Rama. Pavarësisht nga përpjekjet titanike të Gjermanisë dhe shteteve mike përkrahëse të Shqipërisë, me gjërat që ka bërë Edi Rama, për të mbajtur pushtetin, përceptohet si sabotues i kauzës së vet. Edi Rama ka shkuar si kryetar i OSBE është për të qeshur pak, dhe në një cilësi të tillë, në kohën që Evropa ka krize të madhe në Bjellorusi, prapë të mos ta presë, tregon që është bërë i paparanueshëm për Berlinin dhe jo vetëm. Po e çon Shqipërinë në izolim total.”

I ftuar në ”Ora News”, Pollo tha se, Rama ka vepruar në të kundërt me atë që është kërkuar nga Bundestagu për çeljen e negociatave.

Pollo tha se Rama po izolon Shqipërinë.

Genc Pollo: ”Gjermania duke qenë ekonomia më e madhe në Europë, ka një rol lider në BE, dhe përsa i përket Ballkanit dhe Shqipërisë, ka një rol primar. Ju përmendet raportimin e Berlinit që veçon dy zhvillime të fundit, në fakt janë probleme të akumuluara që e kanë bërë Ramën të papranueshëm në Berlin. Bundestagu vendosi 15 kushte nga të cilat 6 duhen plotësuar për të çelur konferencën ndërqeveritare. Nga këto kushte primare janë reforma zgjedhore, dhe një ligj për mediat në përputhje me opinionin e Venecias. Në të dyja rastet, Edi Rama ka bërë të kundërtën. Në çeljen e negociatave, ai ka bërë rolin e sabotuesit.”

Login to post comments