“Hapini listat 100%”, apeli i fortë i Metës: Mjaft e degraduat Kuvendin, edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme

Saturday, 19 September 2020 13:13

 

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje politikës shqiptare që të vendosin për hapjen e listave 100% për zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ kreu i shtetit, duke mos i kursyer kritikat theksoi se Kuvendi nuk duhet të delegohet kështu, ndërsa shtoi se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme.

 

REAGIMI I METËS
Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët.
Hapini 100 për qind!
Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme.

Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë o shakaxhinjtë e “integrimit”. 🇦🇱

Login to post comments