Nga Lefter Maliqi
Rilindja e marrë fund, t’i lërë lojërat me lista gjysmë të mbyllura dhe pa koalicione, por t’i përmbahet marrëveshjes së 5 qershorit, me bekimin e ambasadës amerikane.
Nëse Rama dhe shpura e tij, guxon të kalojë ndryshimet kushtetuese, duke përdorur deputetët e opozitës parlamentare, i bëj thirrje popullit, opozitës së bashkuar, socialistëve të zhgënjyer, që të rrethojnë Parlamentin dhe t’u hedhin në koshat e plehrave deputetët, si në Ukrainë.
Të ngrihen të gjithë dhe të marrin në dorë fatet e vendit, të shporrin këtë qeveri të kriminalizuar dhe të koprruptuar që ka marrë peng Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, institucionet e shtetit, zgjedhjet, demokracinë.
Le të jetë populli ai që të godasë mafien, oligarkët dhe krimin e bërë njësh me Rilindjen.
Ëndrra e Ramziut për t’u bërë diktator, le të mbetet në bunkerin e tij në Surrel.
Shqipëria nuk është bunkeri i tij, por vendi i lirë i ëndrrës së studentëve të Dhjetorit drejt familjes së madhe europiane.
Pse ka kaq shumë frikë Ramziu nga listat e hapura, pse e tmerron Ramziun koalicioni opozitar?!
Në fakt, pyetja është retorike.