Zbardhen detaje nga takimi që presidenti Ilir Meta pati sot me ambasadorë të vendeve anëtarë dhe delegacionit të BE-së në Tiranë.
Ka qenë vet presidenti Meta ai që ka zbardhur detaje nga takimi, ndërsa theksoi se ka ndarë me diplomatët shqetësimet si dhe angazhimet e tij për plotësimin e 6 kushteve të BE.
Kreu i shtetit përmes një postimi në ‘Facebook’ bëri me dije se ka theksuar rëndësinë e garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, pasi sipas tij është kyç për të ardhmen europiane të Shqipërisë.
MESAZHI I METËS
Kënaqësi të takohesha sot me Ambasadorët e vendeve anëtare dhe Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, përpara publikimit të afërt të Raportit të Progresit për Shqipërinë.
U përcolla disa nga shqetësimet, por dhe angazhimin dhe përkushtimin tim të vendosur, për plotësimin e 6 kushteve të BE, realizimi i të cilave do të jetë përcaktues në nisjen e negociatave të anëtarësimit gjatë Presidencës gjermane.
Theksova se garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është kyç për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Paprekshmëria e frymës dhe gërmës së Marrëveshjes së 5 Qershorit është e vetmja mënyrë për të ecur në këtë drejtim. 🇦🇱🇪🇺