Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi në Ballkanin Perëndimor, Oliver Varhelyi, iu ka bërë thirrje të gjitha palëve politike në Shqipëri të mbështesin pa vonesë procesin për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.
Teksa ka mirëpritur hapjen e procedurave për dy vakancat në këtë gjykatë, Varhelyi është shprehur se ajo duhet të përfundojë brenda Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE.
“Mirëpres hapjen e procedurave të aplikimit për 2 vakancat për në Gjykatën Kushtetuese. Është thelbësore që të gjitha autoritetet ta mbështesin këtë proces pa vonesë. Kjo është një kërkesë kryesore e Këshillit Europian. Të ketë përfundime para Konferencës së Parë Ndërqeveritare. BE vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të pranimit”, ka shkruar komisioneri Varhelyi në Twitter.