Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka komentuar procesin e votimit të anëtarësisë së partisë në Tropojë për të përzgjedhur kandidatët e mundshëm të 25 prillit.
Paloka thotë se deri më tani në Tropojën e Berishës dhe Azem Hajdari ka pjesëmarrje mbreslënëse të demokratëve, ku ndjehet rivaliteti por dhe fryma e besimit të ndryshimit.
Ai shprehet se sot PD përzgjedh kandidatët, kurse nesër do të jenë të gjithë bashkë për të zhdukur të keqen dhe rikthyer besimin.
STATUSI NGA EDI PALOKA
Procesi i konsultimit te antarsise mbi kandidaturat e PD nepermjet votes ne Tropojen e Sali Berishes dhe Azem Hajdarit. Pjesmarrje mbreslenese e demokrateve. Ndjehet rivaliteti por dhe fryma e besimit se ndryshimi eshte i shpejte e ne duart tona.
Sot perzgjedhim mes kandidateve, neser jemi te gjithe bashke per te zhdukur te keqen e per te rikthyer shpresen!