Opozita parlamentare është tërhequr nga hapja e listave 100%, pasi në draftin e tyre të depozituar të enjten në Kuvend ju le hapësirë kryetarëve të partisë që ta mbyllin listën deri në 1/3.
Për këtë nismë, propozuesit e Grupit Demokrat gjejnë strehë tek Kushtetuta, pavarësisht se kjo ka qenë beteja e tyre për nisjen e ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut.
”Unë nuk marr përsipër të frenoj cilindo nga subjektet politike që mendon të garojë te shqiptarët me listë të mbyllur 1/3.”
Nismëtarët e dinë që votuesit janë të lidhur me emrin e kryetarit të partisë dhe për këtë arsye, drafti i opozitës i lejon ata që të kandidojnë në disa zona zgjedhore.
”Një kryetar partie për të maksimalizuar votat e subjektit të tij politik, të jetë i lirë që të jetë në listë të hapur në disa qarqe.”
Grupi Demokrat ka propozuar prag kombëtar prej 1%, edhe pse disa nga deputetët e pakicës në parlament mendojnë që nuk është i nevojshëm.
”Pragu elektrotal të identifikojë me 1 mandat të plotë në qark. Përkon në 90% të rasteve me 1% të asaj që kam propozuar unë. Gjithsesi unë mund të tërhiqem gjatë kohës që do të diskutohet.”
Murrizi dhe Lita edhe pse janë zhgënjyer nga PS pas 30 korrikut, sërish i kërkojnë të reflektojnë në rast të kundërt paralajmërojnë edhe bojkot në Parlament.
Myslim Murrizi ka depozituar në Gjykatë regjistrimin e partisë së tij me të cilën do të shkojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
”Partia është e depozituar, 4608 firma në gjykatë. E para parti që do jetë e hapur 100%, do jetë partia L137vizja Demorkatike Shqiptare.”
Edhe pse nuk jep emra të përveçëm, Myslim Murrizi thotë që është në kontakt edhe me ish-zyrtarë të lartë të PD.
”Jam në kontakt përditë, me ish-deputetë, me ish-kryetarë partie, ish-demokratë, ish-studentë të dhjetorit ’90.”
Ndërsa paralajmërojnë PS se nëse nuk merr parasysh propozimet e tyre atëherë deputetët e opozitës mund të bojkotojnë edhe Parlamentin.
Edhe bojkoti është një opsion, nëse PS marroset nga arroganca e pushtetit, do të goditet nga shpejt nga Gjykata Kushtetuese. /Ora News