Tushaj:Ramën e pret ndëshkimi popullor në 25 prill 2021.S’ka skemë që e shpëton

E Enjte, 01 October 2020 09:29

 

Ish-deputeti i LSI-së Viktor Tushaj flet për zhvillimet e fundit të aktualitetit politik në vend, ndërsa vë në dukje skemat që po përdor PS për të shmangur sipas tij humbjen e sigurt që e pret në 25 prill 2021.

Po ashtu Tushaj, komenton edhe situatën në kampin e opozitë dhe përkatësisht të LSI-së ku bën të ditur edhe çelësin e suksesit të saj të garantuar. Si ish-kryebashkiak, Tushaj komenton edhe situatën e bizneseve në vend pas krizës së pandemisë ku thekson se dështimi i Rilindjes dhe udhëheqesit të tyre ne kete sfid do jetë edhe vula e shqiptarëve për ndryshim rrënjësor.

 

Partia Socialiste ka propozuar një draft për listat e kandidatëve për deputetë, ku pretendon se përmes tij, sigurohet hapja 100% e tyre. Ju si e vlerësoni draftin e PS-së?

Drafti i propozuar nga maxhoranca për hapje listash, është përpëlitja e Rilindjes për të mashtruar elektoratin e PS dhe gjithë shqiptarët se gjoja listat janë të hapura dhe repektohet vullneti i zgjedhësve. Por nuk ka shqiptar përfshi edhe anëtarët e PS-së që nuk e ka kuptuar manovrën e tyre. Mekanizmi i propozuar prej tyre është pikërisht mbyllja e listave, diktimi i vullnetit të zgjedhësve dhe dhunimi i të drejtes se tyre per tu perfaqesuar në parlamentin e ardhshëm të Shqiperise me të zgjedhurin dhe vullnetin e tyre. Mekanizmi i tyre me herësa e shumëzues është turpi i Ramës dhe ‘rilindasve’ që s’kane kurajo te shkojnë dhe të votohen haptas nga populli i këtij vendi që kaq shume e atikuloi ne bisedat e tij të lodhshme e vend e pa vend me shqiptaret. Nëse Rama mendon se ka punuar mirë dhe i ka sjelle vendit zhvillim, ju ka shërbyer qytetareve shqiptare si dhe ka realizuar premtimet dhe prittshmërite e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, ç’dreqin do që shpik skema e mekanizma, ben çdo lloj manovre e përpjekje për te konfliktuar popullin e perçarë opoziten? Keto skema te dala boje nuk tjetërsojne dëshiren dhe vullnetin e shqiptareve për ta ndeshkuar Ramen dhe Rilindjen më 25 prill 2021. Kjo datë nuk do jetë thjeshtë një datë rotacioni por nje datë ndëshkimi për bëmat e këqija të kësaj qeverie, për gropën e zezë ekonomike që bëri, për dëbimin masiv të shëiptarëve nga vendi i tyre, për shkatërrimin e institucioneve publike të vendit, shkatërrimin e themeleve të shtetit të së drejtës dhe demokracisë. Asnjë skemë dhe mekanizëm herësash çoroditës nuk e shpëton Ramen dhe Rilindjen nga humbja e thellë.

Ndërkaq me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, mazhoranca bëri një hap pas sa i takon votimit të njëanshëm të Kodit Zgjedhor, duke e shtyrë atë. Si e shihni këtë zhvillim të ri?

Më vjen shumë mirë që ndërkombetarët po zgjohen. Ata i kanë besuar Rames më shumë se shqiptarëve. Ata po e kuptojnë tashmë se e keqja, degradimi, shpopullimi, kriminalizimi, kapja e shtetit dhe vrasja e shpresës ka vetem një emer. Dhe këto dite ka filluar artikulimi më i qarte dhe i prerë i tyre. Ata e duan integrimin e Shqipërise ne BE por duhet te kuptojne se shumë më tepër e duan shqiptarët. Duhet të kuptojne se kush po e largon vendin nga rruga e BE-së vetëm e vetëm për të ruajtuar pushtetin e tij personal.

A besoni se nëse shumica voton një Kod të ri pa konsensus dhe që heq koalicionet parazgjedhore, mund t’i minimizohen shanset e Opozitës së Bashkuar për fitore në 25 prill 2021?

Arroganca e Ramës dhe e Rilindjes është parë e vërtetuar tashme por, edhe pasojat e vendimarrjeve të tilla të njëanshme janë po kaq evidente. Kjo arrogancë ka prodhuar nje konfliktualitet të paparë me parë në politiken shqiptare. Rendja e tij pas çmendurisë së rradhes, për të miratuar një kod elektoral pa konsensus, është stacioni i fundit i vrapimit politik të Ramës. Kodi është rregulli i garës. Ai edhe në kohe te lashta është vendosur me konsesus nga palët garuese. Nëse njëra pale zgjedh fushën tjetra gjuan topin dhe arbitri është asnjanës. Ky eshte kodi i lojrave argëtuese e jo më atëhere kur nga kjo lojë luhen fatet e vendit dhe te njerëzve. E megjithatë përpjekja për të diktuar e miratuar edhe rregullat e garës përmes miratimit pa konsensus te kodit, tregon panikun ku ka rënë si dhe frikën nga populli opozitar se permbysja është e pashmangshme.

Ndërkohë LSI ka nisur prej javësh takimet intensive me anëtarët e partisë dhe qytetarët. Cilat janë pritshmëritë e para nga terreni? Sa e sigurtë shkon në këto zgjedhje LSI dhe Opozita e Bashkuar?

Levizja Socialiste per Integrim është forcë e rendesishme në tastieren politike të vendit. Pjekuria e saj politike ka garantuar balancat dhe ekuilibrat politik në Shqiperi. Duke qenë e qarte politikisht dhe vendosur në mbrojtje te interesit publik, e fokusuar realisht tek të rinjte dhe interesat e tyre ka bërë që nga zgjedhjet ne zgjedhje të rritet e forcohet, të piqet e farkëtohet duke përballuar kështu gara sfiduese nga më të ashprat. LSI nuk punon me fushata apo vetëm atëherë kur afrohen zgjedhjet. Ajo gjithnjë ka qenë dhe është në mes njerëzve, duke biseduar dhe analizuar me ta çdo situatë politike ekonomike dhe sociale, çdo vendimarrje që prek interesat e tyre, duke i ndërgjegjesuar per te drejtat e tyre themelore në një shtet të së drejtes, duke evidentuar probleme e fenomene si dhe duke kërkuar së bashku me ta se cilat janë rrugët më të mira dhe me të shpejta të një progresi të garantuar, duke evidentuar se bashku me ta resurset zhvilimore të vendit si dhe kapacitetet njerëzore intelektuale të përgjegjshëm dhe të përkushtuar, duke u fokusuar tek të rinjtë dhe të rejat, grate dhe vajzat si kapitale të pashfrytëzuara sa dhe si duhet në kete vend. Ky eshte modeli i punës së LSI se si dhe çelësi i saj suksesit të garantuar.

Ka muaj që vendi është hapur pas mbylljes për shkak të pandemisë, bizneset e vogal dhe të mesme duket se janë në vështirësi të mëdha, madje një pjesë e tyre në kushtet e mbijetesës. Cili është komenti juaj për këtë situatë?

Tërmeti i 26 nentorit por edhe pandemia Covid 19 ishin nga njera anë provat e rradhës për një popull të vogel si i yni por nga ana tjetër edhe sprova apo sfida të qeverisjes. Humbja e 51 jetëve, disa prej të cilave akuzojnë rëndë sot për krim shteteror, dëmet e mëdha në banesa dhe premtimet e pambajtura, mungesa e trasparencës dhe vendimet selektive e korruptive janë pararendëse të situates pandemike. Qeveria me paaftesinë dhe ç’organizimin perfekt në rastin më të mirë si dhe me etjen për të fituar përmes korrupsionit galopant edhe në situata fatkeqësish në rastin më të keq jane skaneri i keqeverisjes. Pasojat lexohen shumë lehte. Tako çdo banor të këtij vendi, shiko qepenat e ulura të bizneseve, ndiq çdo emision lajmesh, bisedo me çdo fermer, blegtor, sipermarrës, qiramarrës, punëdhënës a punëmarrës, mesues a mjek, punonjes të admistrates publike apo asaj private dhe kupton varferinë enonomike dhe stresin social i krijuar nga konfuzioni e paaftësia, moskonsultimi dhe arroganca, korrupsioni dhe etja për të zhvatur çdo pushtet e prone te qytetarëve të zakonshëm dhe te rraskapitur të këtij vendi. Kjo sfidë në vend që t rriste përgjegjshmërinë drejtuesve te institucioneve dhe punonjesve shtetit, ministrave dhe qeverisë, parlametit dhe kryeministrit, shkërmoqi edhe me teper enderren e shqiptareve për një Shqiperi të banueshme me dinjitet. Deshtimi i Rilindjes dhe udhëheqesit të tyre ne kete sfide pandemike, ashtu si në çdo sfide tjeter ne ketë vend, do jete edhe vula e shqiptarëve për ndryshim rrenjesor duke themeluar keshtu Republikën e re demokratike që meritojnë dhe dëshirojne njerëzit e zakonshëm të këtij vendi më 25 prill 2021.Standard

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...