Kastriot Islami:Opozita e BE do të çmontojnë kapjen e shtetit

E Enjte, 01 October 2020 09:35

 

Nga Kastriot Islami

Një pjesë e madhe e “masave teknike e normative” të BE, të zbatuara nga qeveritë e Ballkanit Perëndimor për hir të progresit të vendit të tyre për pranimin e tyre në BE s’kanë sjellë reforma thelbësore në këto vende. Standardet demokratike në këto vende janë përkeqësuar. Komisioni I ri Europian dhe vendet kryesore të BE të tilla si Gjermania, Franca e tjerë… janë të vetëdijshëm për gjithçka ndodh në të gjithë vëndet e Ballkanit Perëndimor, madje janë të vetëdijshëm edhe se qasja e BE ndaj këtij rajoni duhet të jetë ndryshe. Ka pasur diskutime se çfarë duhet të bërë dhe në ç’mënyrë duhet vepruar për të ndikuar në ndryshimin e gjendjes. BE e zotëron një model sesi duhet të veprojë ndaj kapjes së shtetit që është prezente në të gjithë qeveritë e vendeve të BP… Ky model njihet si “paketa Priebe” dhe vlerësohet se është aplikuar me sukses në çmontimin e kapjes së shtetit nga qeveria Gruevski në Maqedoni…aktualisht Maqedonia e Veriut…

 

1.
Kapja e shteti është dukuria kryesore që nuk është diagnostikuar siç duhet nga BE dhe që ka penguar vendet e BP të kryejnë reformat dhe progresin e duhur drejt BE…Ky është një përfundimi i nxjerrë nga një raport analitik I përgatitur më porosi të vendeve kryesore të BE dhe i vendosur mbi tavolinën e drejtuesve më të lartë të të gjithë kancelarive europiane… Kjo është e padiskutueshme dhe askujt mos ti shkojë mëndja që në vendet e BE nuk e njohin siç duhet gjendjen në të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor… Madje janë të ndërgjegjshëm se gjendja e rëndë që përjetojnë qytetarët e këtyre vendeve lidhet me kapjen e shtetit nga qeveritë e tyre…Shqipëria është një prej tyre…

2.
Kapja e shtetit është një gjendje e përhapur në gjerësi e thellësi e korrupsionit që ka çuar në shfrytëzimin të gjithë burimeve natyrore e publike të vëndit për përfitime private, duke neutralizuar njëkohësisht në mënyrë të mirëkonceptuar, përmes vendosjes nën kontroll të të gjithë institucioneve të shtetit, mekanizmat e kontrollit, qoftë me mjete të ligjshme apo të paligjshme. Kjosituatë e kapjes së shtetit është prezente në të gjithë sektorët. Ajo shfaqet në shkallë të ndryshme në momente të ndryshme dhe për rrjedhojë edhe në faza të ndryshme kur negociohen kapituj të veçantë të acquis communautairemes qeverive të vendeve të BP dhe Komisionit Europian. Për rrjedhojë kapja e shtetit është e pranishme në mënyrë të qartë në të gjithë kriteret/indikatorët politike të cilat për shumë arsye nuk janë të lehtë për t’u monitoruar dhe vlerësuar në mënyrë të saktë.

3.
Ndonëse raportimi për procesin e pranimit në BE të vendeve të ndryshe, në mënyrë konkrete të vendeve të BP, ka qenë mjaft voluminoz e kompleks, disa prej raporteve të rëndësishme e veçanërisht kritike nuk kanë qënë vendosur në dispozicion të publikut. Ndërkohë që disa raporte të tjerë që mund të jenë botuar kanë qënë të shkruara me një gjuhë të drunjtë diplomatike dhe shpesh janë bërë formulime të kujdesshme për të “sheqeresosur”shqetësimet e hasura. Dhe më alarmues është fakti që procesi i integrimit ka vazhduar të kryhej zyrtarisht ndonëse asnjë ose shumë pak reforma thelbësore e shoqëronin atë. Përkundrazi, nën maskën e negociatave të pranimit pothuajse gjithnjë janë aplikuar masa që jo vetëm s’kanë qenë transparente por për hir të sasisë, është neglizhuar plotësisht cilësia e tyre..

4.
Gjithçka ndryshoi me zgjedhjen e Komisionit të ri Europian, retorika e të cilit do të ishte më e guximshme se zakonisht. Komisioni deklaroi në Strategjinë për Ballkanin Perëndimor se kapja e shtetit ekziston në të gjithë vendet e këtij rajoni, por komisioni nuk përmendi ndonjë vend në mënyrë specifike, duke i dhënë mundësi secilës qeveri ballkanike ta përjashtonte në mënyrë naive veten nga ky përfundim. Madje kishte ndonjë kryeministër, si Edi Rama, që do të mburrej nëpër Europë për një raport progresi që evidentonte sukseset e qeverisë së tij në kryerjen e reformave të integrimit. Kjo do të zgjaste deri atëhere kur Rama do të merrte shuplakën e fortë nga Merkel e Makron, që do të “grisnin” “raportin e sheqerosur” të Mogerinit dhe promovimin që i bënte atij Hahn apo Fleckenstein…Komisioni i ri Europian arriti në përfundimin se sistemi i zakonshëm i raportimit të BE për “proresin” e çdo vendi nuk kishte qenë efikas. Bazuar në këtë përfundim, komisioni i ngritur pas zgjedhjeve parlamentare europiane, arriti në përfundimin se për të vlerësuar “progresin” e çdo vendi drejt BE, mesa duket, do të duhej një raport shtesë, shumë i ndryshëm sesa i mëparshmi.

5.
Komisioni i ri Europian arriti në përfundimin: Duhet një raport që do të tregonte publikisht dhe drejtpërdrejt problemet e neglizhuara, probleme që vinin mesa duket nga ndarja formale e Acquis Communautaire në kapituj. Raporti shtesë u gjykua se do të duhej të ishte pjesë e politikës së zgjerimit të BE-së në mënyrë që të sigurohej një pamje më e qartë problemeve me demokracinë, shtetin ligjor, kapjen e shtetit e tjerë në të gjithë vendet e BP dhe njëkohësisht të mund të siguronte nxitjen e mjaftueshme për zbatimin e reformave të nevojshme.

6.
Pas diskutimesh të shumta u arrit në përfundimin se BE nuk kishte nevojë të shpikte ndonjë metodikë të veçantë për të luftuar kapjen e shtetit në të gjithë vendet e BP; ajo mjafton të aplikonte metodikën e saj të suksesshme të përdorur për të luftuar kapjen e shtetit në Maqedoninë e drejtuar nga Gruevski…Për këtë kishte mjaftuar eksperienca e hidhur e fituar në Maqedoni ku për një farë kohe raportet zyrtare të Komisionit Europian nuk arrinin të evidentonin qartas rënien e shtetit ligjor në Maqedoni ndërkohë që në Shkup kishin filluar të shpërthenin “bombat politike”. Këto “bomba” i referoheshin daljes në publik të thirrjeve telefonike,të cilat mendohej se ishin të përgjuara në mënyrë të paligjshme, zbulonin praktika të shumta korruptive të partisë në pushtet, përfshirë ndërhyrjen në punën e gjyqësorit, manipulimin e procesit zgjedhor, forcimin e kontrollit mbi media dhe heqjen e mbikëqyrjes demokratike ndaj institucioneve të sigurisë… Kjo ka ndodhur edhe me qeverinë shqiptare e cila ka rezultuar jo pak herë e kapur me presh në dorë duke manipuluar me tenderat, me emërimet në administratë publike, e veçanërisht me zgjedhjet, me zë e me figurë, në regjistrime audio e video të tilla si dosjet 339 apo 184…“Bombat”e çuan gradualisht në krizë politike Maqedoninë në 2015, duke i dërguar ndërkohë BE mesazhin e qartë se duhet të vepronte me shpejtësi e efektivitet. Së bashku me ndërmjetësimin diplomatik midis aktorëve politikë në Maqedoni, BE mblodhi një grup ekspertësh të pavarur, të udhëhequr nga Reinhard Priebe (një drejtor i Komisionit Evropian në pension) dhe i ngarkuar për të identifikuar çështjet sistemike të sundimit të ligjit në vend.

7.
Kapja e shtetit u evidentua qartas në të ashtuquajturin raport të Priebe për Maqedoninë. Ekspertët e pavarur nga vendet anëtare të BE-së ishin më rigorozë në përcaktimin e diagnozës se kapjes së shtetit në Maqedoni, sesa Mogerini dhe disa të personazhe të tjerë të Komisionit Europian. Madje burokracia e Komisionit Europian nuk arriti dot të bllokonte raportin e ekspertëve të pavarur… Sidoqoftë, Raporti iu ngarkua nga vendet e BE, Komisionit Evropian, për të mos i dëmtuar atij autoritetin. Ekipi i Priebes tregoi me fakte të pakundërshtueshme se si problemet specifike në fusha të tilla si gjyqësori, institucionet e pavarura, tenderimet, media, zgjedhjet dhe përgjimi i komunikimeve kishin shkaqe të përbashkëta. Përveç transparencës së pamjaftueshme të qeverisë për çështje të ndryshme publike dhe korrupsionit të përhapur politik, një nga shkaqet kryesore ishte kapja e shtetit, që vinte edhe nga mungesa e dialogut politik konstruktiv e gjithëpërfshirës e vendimmarrjes konsensuale. Rrethi vicioz i polarizimit, politizimit dhe frikës kishte shkatuar paralizimin e mekanizmave demokratikë, duke cuar në kapjen e shtetit. Në BE ekziston opinionin se kjo gjë ka ndodhur me të gjithë qeveritë e BP… në mënyrë specifike edhe me qeverinë Rama në Tiranë…

8.
Për rastin e Maqedonisë, raporti Priebe ofronte një pamje të përgjithshme të gjendjes së kapjes së shtetit dhe nuk merrej me gjëra të vogla e anësore dhe mbi të gjitha jepte rekomandime konkrete sesi mund të luftohej kapja e shtetit nga qeveria maqëdonase. Këto rekomandime u bënë pjesë e një“pakete masash urgjente” përmes të cilave BE mori përsipër të moderonte një marrëveshje të veçantë midis maxhorancës dhe opozitës, përmes të cilave u përcaktuan masa konkrete për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Komisioni Evropian arriti përmes këtyre rekomandimeve të angazhojë aktorët politikë maqedonas për zbatimin e tyre, duke deklaruar njëkohësisht monitorimin strikt të reformave dhe duke i kthyer ato në një parakusht për përparimin e vendit drejt pranimit. Siç ka filluar të ndodhë me qeverinë shqiptare, me vendosjen e 15 kushteve nga PE për hapjen e negociatave….

9.
Komisioni Europian ka arritur në përfundimin se “Raporti i Priebe mund të shërbejë si model për një mekanizëm të ri, plotësues të raportimit tradicional, që shkon përtej monitorimit teknik të përafrimit me acquis të BE-së… Një raport i ekspertë vetë pavarur të caktuar nga vendet anëtare të BE por i mbështetur nga Komisioni Evropian mund ishte ndërkohë edhe përgjigja e duhur për çmontuar kapjen e shtetit në vendet e BP…“…Ndërkohë që çdo lexues nga Ballkani Perëndimor mund të gjejë që pamja e “pikturuar” në Raportin e Priebes i ngjan në mënyrë të padiskutueshme gjëndjes në vendin e tij, siç ndodh realisht në Shqipëri, ky lloj raporti duhet të përgatitet specifikisht për çdo vend të BP….

10.
Si përfundim: Shqiptarët kanë bindjen e plotë e të palëkundur se një raport i ngjashëm i hartuar nga një ekip ekspertësh të pavarur, i ngjashëm në mos identik me “ekipin Priebe” , do të rezultonte për qeverinë Rama edhe më i errët e më negativ… Por mbi të gjitha shqiptarët presin me padurim, po ashtu si edhe në vendet e tjera të BP, që paketa e rekomandimeve për çrrënjosjen e kapjes së shtetit të arrijë në Tiranë në mënyrë që ti zhbllokohet Shqipërisë rruga drejt anëtarësimit të vendit në BE, duke filluar natyrisht me hapjen e negociatave…Ndonëse shumica e shqiptarëve janë të angazhuar për ta kryer këtë operacion qoftë edhe të vetëm me sukses…

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...