Meta:Rama nxit socialistët në luftë për të mbajtur në pushtet oligarkët

Premte, 02 October 2020 12:54

 

 

Presidenti Ilir Meta i bën thirrje Ramës të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit dhe të lërë lojrat.

“Nuk janë socialistët që bëjnë këto gjëra por një sekt që ka shfarosur çdo vlerë të mirë e pozitive që socialistët krijuan në këtë vend i cili ka zënë prej gryke PS dhe kërkon të zërë gjithë Shqipërinë dhe është i sponsorizuar nga faktorë që kërkojnë defaktorizimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Është mashtrim i madh edhe përpjekja që bën kryeministri aktual për tu thënë socialistëve që ai i mban në pushtet për ti nxitur ata në një betejë për jetë a vdekje jo për pushtetin e socialistëve por të oligarkëve, të bandave që komandojnë direct apo indirect shumë përfaqësues e zyrtarë të shtetit, të tutorëve ndërkombëtarë që kanë interes që Shqipëria të jetë kështu të mos jetë anëtare e BE.“

Nuk është Edi Rama që i ka sjellë socialistët në pushtet dhe mban në pushtet socialistët. Ai ka sjellë në pushtet bandat dhe ka përvetësuar oligarkët dhe asgjë tjetër nuk ka bërë për socialistët. Kanë qenë socialistët që kanë qenë ardhur në pushtet pa Edi Ramën dhe e kanë marrë Edi Ramën refugjat e kanë bërë ministër e kanë mbajtur mbi 20 vjet në pushtet.

Kështu që ti lërë lojrat me Kodin sepse duhet ta dijë që është i pashpresë nëse humbjen e tij që e kupton çdo qytetar kërkon ta kthejë në tragjedi për Shqipërinë. Të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit. E vetmja gjë që mund të bëjë është të hapë listat 100% por ju siguroj se nuk e bën. Ishte një mashtrim për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit.“

Login to post comments