A do i rrëzojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor? Meta: Shkelja e ‘5 qershorit’ si grusht shteti, nuk do e pranoj me çdolloj çmimi

Premte, 02 October 2020 12:59

 

Presidenti Ilir Meta ka folur për ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke vënë theksin më shumë mbi marrëveshjen e 5 qershorit.
Meta theksoi se në rast se shkelet 5 qershori, atëhere do ishte njëlloj si një tentativë për grusht shteti.

 

Ai shtoi se Presidenti këtë tentativë nuk do e pranojë me çdolloj çmimi.
‘’Tani, ju e dini që ka momente kur unë s’kam dëshirë të flas. Por kaloj në veprim. Është e mira të respektohet 5 qershori, e domosdoshme

Nëse ka një ndryshim të moralshëm që i intereson publikut, qytetarit, dhe që më jep kënaqësi jo shqetësim, është të hapen listat 100%. Na ndihmon të forcojmë parlamentarizmin. Shqiptarët zgjedhin kandidatët. Jo të votojnë për të punësuarit e kryetarëve.

Nëse shkelet 5 qershori, përgjegjësia do i mbetet atij apo atyre që do e shkelin. Sepse do e konsideroja atentat kundër të ardhmes europiane dhe demokracisë, dhe përpjekje për të instaluar përfundimishtë një grusht shteti që s’do pranohet me çdo lloj çmimi nga Presidenti. Ne s’mund të lejojmë instalimin e një grusht shteti, do bëhet shembull për gjithë botën. Çdo shqiptar jo vetëm me votë, ja liri a vdekje, dhe me çdo tjetër do të ekzekutojë rivendosjen e rendit kushtetues.
Të jeni të sigurt ju, meqë përmendi ju dikush socialistët, se i dhanë kushtetutën më të mirë me referendum. Do i shtojmë kontaktet dhe me zhvillimet.”- tha Meta.

Login to post comments